Legalizohet fenomeni i "Dushkut"
13/05/2005 Me 44 vota kundër, 40 pro dhe 12 abstenim. deputetët socialistë në parlament kanë rrëzuar dje me shumicë votash implementimin në Kodin Zgjedhor të amendamentit “antidushk”. të propozuar nga opozita, amendament i cili ndalon delegimin e votave të elektoratit për dy partitë e mëdha drejt aleatëve. Megjitëse deputetët e opozitës kanë këmbëngulur për miratimin e amendamentit, pasi, sipas tyre, rikthimi në skenë i fenomenit të “dushkut” cënon integritetin e zgjedhjeve, ndërsa maxhoranca socialiste e ka hedhur poshtë propozimin e demokratëve si antikushtetues. Si pasojë, shqiptarët do të shkojnë drejt zgjedhjeve të përgjithshme me kodin e miratuar në shkurt të këtij viti me konsensusin e dy partive PS dhe PD.
Debati
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi, tha në fillim të seancës se amendamenti në fjalë është një garanci më shumë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij, implementimi i këtij amendamenti do të bëjë që zgjedhja e deputetëve të jetë në përputhje me mandatin që u jep votuesi. “Në këtë mënyrë, vota e qytetarit kontribuon në zgjedhje, dhe vendet e deputetëve në Kuvend do të jenë në përputhje me mendimin e popullit”, tha Topi. Por, pavarësisht pretendimeve të opozitës, socialistët sërish qëndruan të palëvizur nga qëndrimi i tyre. “Ky propozim në aspektin ligjor bie ndesh si me Kushtetutën, ashtu edhe me Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet në prag të zgjedhjeve janë të papërshtatshme dhe panevojshme”, tha Elmaz Sherifi, një prej hartuesve të kodit zgjedhor. I të njëjtit qëndrim me Sherifin u shfaq edhe kryetari i Grupit parlamentjar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili tha se Partia Socialiste nuk do të lejojë të miratohet asnjë ligj, që bie ndesh me Kushtetutën. Në votimin e djeshëm, socialistët u ndihmuan edhe nga kartonat e aleatëve të tyre, shumica e të cilëve kanë marrë mandatin e deputetit si pasojë e zbatimit të skemës së Dushkut në zgjedhjet e vitit 2001.