Avokati braktis Delijorgjin shtyhet gjyqi i Gerdecit
Seanca e djeshme e dosjes me 29 te pandehur te akuzuar per shperthimin e 15 marsit 2008 ne fabriken e demontimit te municioneve ne Gerdec u shty dje per nje date te re. Shkak i shtyrjes se seances ishte mbetja pa mbrojtje ligjore e te pandehurit Mihal Delijorgji. Ne seancen e djeshme kryesuesi i seances gjyqtari Ridvan Hado lexoi para paleve nje deklarate te nenshkruar nga mbrojtesi ligjor i deridjeshem i te pandehurit Delijorgji avokatit Maks Haxhia. Sipas deklarates se derguar ne gjykate avokati Haxhia deklaronte heqjen dore nga mbrojtja ligjore e te pandehurit Mihal Delijorgji. Sipas deklarates avokati Haxhia e argumentonte terheqjen e tij me faktin se kerkesat e tij gjate procesit ishin rrezuar nga gjykata me vendime antikushtetuese. Une jam sjelle korrekt me gjykaten. Kam insistuar ne zbatimin e ligjit dhe procedures nga ana juaj dhe duke qene se ju jeni shprehur me vendime anti-kushtetuese dhe te padrejta heq dore nga e drejta e mbrojtjes se Mihal Delijorgjit ne gjykimin ne Shkallen e Pare thuhej ne deklaraten e avokatit Haxhia. Mbrojtesja tjeter e Delijorgjit ne proces avokatja Elira Kokona e pranishme ne seance pohoi dje se nuk mund te vijonte me mbrojtjen pasi asaj i ishte hequr e drejta e perfaqesimit. Nderkohe ne gjykate dje ishte paraqitur avokati Gezim Veleshnja i cili zoteronte nje prokure perfaqesimi nga i pandehuri Delijorgji. Avokati Veleshnja i kerkoi gjykates ti viheshin ne dispozicion te gjitha aktet e dosjes perfshi edhe proces-verbalet e seancave gjyqesore nga seanca e pare e procesit ne qershor te vitit 2009. Gjykimi i dosjes Gerdeci ne Gjykaten e Tiranes eshte bllokuar qe prej tetorit te vitit te kaluar. Me perjashtim te seances se 24 janarit e cila u zhvillua normalisht te gjitha seancat e tjera nga dy here ne jave jane shtyre. Procesi eshte bllokuar ne seancen kur gjykata refuzoi kerkesen e te pandehurve te arrestuar te dosjes per lirim te menjehershem nga paraburgimi per shkak te tejkalimit te afateve. Te arrestuarit e kesaj dosjeje jane Ylli Pinari Mihal Delijorgji Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci.
ARMAND BAJRAMI