Deshmitari Skam dijeni per vrasjen
TIRANE - Procesi gjyqesor ne ngarkim te bandes se Durresit tek Krimet e Renda vijoi dje me pyetjen e deshmitareve te thirrur ne proces nga pala e mbrojtjes. Deshmitari Edmond Koci i cili kishte lidhje krushqie me te pandehurin Lulzim Berisha u pyet dje mbi dijenine e tij rreth ngjarjes se Eduart Ongarit per te cilen Prokuroria akuzon banden. Me pare deshmitari i njohur edhe me nofken Mond ekici pohoi se nuk e njihte Eduart Ongarin por se per kete emer e kishin pyetur njehere ne Prokurorine e Durresit. Sipas tij gjithe cka ai dinte mbi ngjarjen ne fjale ia kishte treguar Adriatik Hasa nje nga deshmitaret e tjere te procesit te cilin deshmitari Koci e kishte takuar teksa po kryente nje denim per armembajtje pa leje ne burgun e Rrogozhines. Kur une i thashe Adriatik Hases qe jam pyetur per Ed Ongarin ai me tha qe kishte pare vrasjen e tij ne vitin 1999 ne Durres tha deshmitari. Para gjykates deshmitari tha se nuk e njihte Adriatik Colin Klodian Saliun Endrit Taullain apo Endrit Doklen. Po ne seancen e djeshme para gjykates u betua eksperti Ilirjan Avrami i cili do te kryeje nje ekspertim sinjalistik te fotos ne nje deshmi aftesie per drejtimin e automjetit. Sipas Prokurorise dokumenti i perdorur ne blerjen e nje makine qe do te perdorej ne nje episod kriminal mban emrin Gabriel Satri ndersa fotoja eshte ajo e te pandehurit Sardian Sulejmani. Per te vertetuar nese fotoja ne dokument eshte apo jo e te pandehurit ne proces gjykata ngarkoi me detyre ekspertin e Policise Shkencore.