E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati: është një sajesë

Reagimi i avokatit të denoncuar, Genci Çeli ka qenë i menjëhershëm, ndërsa ka pretenduar nëpërmjet një bisede telefonike me "Shekullin", se kjo ishte një sajesë. Më tej ai ka pohuar se do të bënte një kallëzim penal për shpifje për këtë rast. "Gjithçka është një sajesë, dhe se do të kallëzoj penalisht të gjithë autorët e shpifjes". Më tej, Çeli jo vetëm që ka pretenduar të kundërtën e asaj që është thënë ndaj tij, por ka akuzuar se ishin ish- zyrtarët e AKKP-së të cilët me falsifikimet e tyre kanë vjedhur pronat e qytetarëve. "Ndërmjet atyre që iu janë vjedhur pronat, janë edhe tre qytetarët, interesat e të cilëve i mbroj unë. Kam kontaktuar me familjarët, interesat e të cilëve unë mbroj dhe më kanë konfirmuar se asnjë prej tyre nuk ka kallëzuar apo pretenduar as në polici askund tjetër që unë t'iu kem marrë një shumë të tillë",- kështu ka mbyllur reagimin e tij nga Italia avokati Çeli që pohoi se do t'i shkonte në fund kësaj historie

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›