E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident te Ambasada Greke, sulmohet polici i rojes

TIRANE- Goditet polici i ambasadave, një i dehur e qëllon me tullë në kokë. Policia arreston agresorin me akuzën e plagosjes dhe kundërsthimit me dhunë të punonjësit të Policisë". Jani Velia, 34-vjeç, nga fshati në Kastriot, i Peshkopisë, dyshohet se goditur me tulla punonjësin e policisë pranë Ambasadës Greke.


Ngjarja mësohet se ka ndodhur të mërkurën në mesditë, në rrugën "Filip Shiroka", ku ndodhet edhe një nga hyrjet për publikun e kësaj ambasade. Polici i goditur, ka marrë një plagë të lehtë, por pa probleme serioze për jetën ndërsa, kolegët e tjerë të tij, kanë ndërhyrë për të neutralizuar agresorin. Blutë e komisariatit të policisë nr.2, të lajmëruar për ngjarjen mbërritën në adresën e mësipërme duke ndaluar autorin e sulmit ndaj policit. Burime nga të drejtorisë së Tiranës, thanë se dyshohet që 34-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e konfrontimit të tij me punonjësit e policisë që ruanin selinë e huaj diplomatike në Tiranë .

Velia, sipas policisë, qëndronte pranë Ambasadës Greke, ndërsa polici i objektit ka urdhëruar atë të largohet pasi ka mbaruar orari i pritjes. Ky mendohet sipas policisë, të jetë edhe shkaku i sulmit të papritur të tij ndaj efektivit blu, me sende të forta. Pas kundërshtimit për tu larguar, Velia dyshohet se ka marrë tulla dhe gurë e ka goditur policin i cili për tu mbrojtur ka hyrë menjëherë në ambientet e kabinës së shërbimit të rojës.


Nga hedhja e gurëve dhe tullave janë thyer xhamat e kabinës dhe për pasojë është dëmtuar në kokë e fytyrë edhe punonjësi i policisë. Ndërkohë që menjëherë u lajmëruan forcat e policisë së komisariatit nr.2 të cilët kryen shoqërimin e 34-vjeçarit. Nga hetimet e para policia zbuloi se Jani Velia qëndronte shpesh pranë ambasadave dhe dyshohet se ai nuk qëndronte për të kërkuar vizë. "Kisha punë ndaj po rrija te ambasadat dhe akoma nuk kisha përfunduar. Polici më ofendoi. Nuk e durova ndaj e qëllova",- mësohet të ketë pretenduar para oficerëve të policisë i arrestuari.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›