Avokati i Delijorgjit: Eksperiment në Gërdec
Kërkesa
Në seancën e djeshme, avokati i të pandehurit Mihal Delijorgji, Maksim Haxhia, i bëri kërkesë gjykatës që të bëjë një eksperiment hetimor, duke salduar një karrocë për të provuar rezultatin që do të japë. “Duke parë që pak ditë na ndajnë nga dyvjetori i ngjarjes së hidhur të Gërdecit, në emër të klientit tim kërkoj që të bëhet eksperimenti hetimor, duke salduar një karrocë në lartësinë e kërkuar nga akuza, duke i vënë dhe pak barut poshtë, që të shikojmë rezultatin, sepse ky eksperiment mund të na shërbejë si një provë e rëndësishme për vazhdimin e procesit”, deklaroi Haxhia.
#