E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Moxhit: Juventusi duhet të na mbrojë në gjyq

Avokati i Luçiano Moxhit, Paolo Trofino, beson se Juventusi
duhet të mbrojë ish-drejtuesin e saj gjatë gjyqit të dytë
për skandalin "Calciopoli". Moxhi po përpiqet të pastrojë emrin
e tij dhe ka apeluar dënimin e marrë përpara dy viteve. Ai ka
pretendime se gjyqi i parë nuk ka qenë i drejtë. "Juventusi
duhet të jetë në anën tonë", deklaroi avokati për "Tuttosport".
"Bardhezinjtë duhet t‘i qëndrojnë pranë Luçiano Moxhit. Gjyqi
për ‘GEA‘-n hodhi poshtë të gjitha teoritë se klienti im drejtonte
një sistem në futbollin italian, që favorizonte Juventusin". Apeli
i Moxhit startoi të martën, por gjyqi u shty për në datën 9
mars, kur do të fillojnë seancat dëgjimore për 498 dëshmitarët,
mes të cilëve ndodhet edhe Kryeministri Silvio Berluskoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›