E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, tifozët paraqesin planin për të dalë nga kriza

Në momente kritike
nevojiten zgjidhje ek
streme dhe tifozët e Partizanit
po shqyrtojnë të gjitha
mënyrat e mundshme për të ndihmuar
skuadrën që të dalë nga
kriza. Pakënaqësitë për mënyrën
sesi presidenti Albert Xhani drejton
skuadrën vazhdojnë, por
mbështetësit e kuq kanë filluar të
"vrasin mendjen" për ndihmën
që mund t‘i ofrojnë skuadrës së
zemrës. Idetë nuk mungojnë dhe
zgjidhja vjen nga vendet më të
përparuara të Evropës Perëndimore,
duke u bazuar kryesisht te
modeli spanjoll. Kërkesat që një
pjesë e aksioneve të klubit të
zotërohen nga tifozët dhe grumbullimi
kolektiv i fondeve për të
siguruar të ardhura të mjaftueshme
për të paguar rrogat e 4-
5 lojtarëve cilësorë ishin propozimet
që spikasnin. Në këtë
mënyrë, me një kontribut fare të
vogël nga secili (nuk duhet harruar
që Partizani është ekipi që ka
numrin më të madh të tifozëve në
Shqipëri), skuadra nuk do të shkrihet.
Mbi të gjitha, kjo do të bëjë
që trajneri Shpëtim Duro të ketë
në dispozicion një grup cilësor futbollistësh,
me të cilët do të synojë
të mbajë "demat" në Kategorinë
Superiore.
Plani
Pasi qëndruan në rolin e spektatorit
të thjeshtë gjatë kësaj periudhe,
tashmë edhe tifozët kanë filluar
të hedhin ide për t‘i ardhur në
ndihmë ekipit. Në forumin e tifozëve
në faqen zyrtare të klubit,
"partizani.net", synimi është që të
kopjohet modeli i përdorur te dy
klubet më të mëdha spanjolle, Real
Madrid dhe Barcelona. "Nëse organizohemi
saktë, mendoj se
mund t‘i marrim ligjërisht aksionet
e klubit. Ashtu si Reali dhe Barça,
jemi në gjendje të vetadministrojmë
të ardhurat gjigande që ka
një klub kombëtar si Partizani",
shkruante një prej përdoruesve.
"Nevojitet një ansamble popullore
e hapur, që të mos ketë korrupsion".
Nuk kanë munguar as propozimet
e tjera, si "10 apo 15 dollarë
në vit kontribut nga secili tifoz
janë shumë pak dhe do të mjaftonin
për të mbajtur në ekip 4-5
lojtarë cilësorë, pa llogaritur të
ardhurat nga biletat apo të drejtat
televizive, që ta bëjnë Partizanin
ekip pretendent", apo edhe "të
bëjmë marrëveshje me klubin, që
ne si shoqatë anëtare të vendosim
vetë se cilin futbollist do blejmë me
fondet e grumbulluara".
Situata
U largua drejt Greqisë, me
premtimin e radhës se do të shlyejë
rrogat e prapambetura, por në ambientet
e klubit ende nuk ka mbërritur
ndonjë lajm nga presidenti
Xhani. Lojtarët vazhdojnë të presin
paratë që u takojnë, ndërkohë që
edhe tekniku Duro është në ankth,
pasi e ka të qartë se në këtë mënyrë
nuk mund të vazhdohet. Nëse situata
nuk zgjidhet, edhe titullarët e
mbetur do të largohen, ndërkohë që
problemet financiare po ndikojnë
në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në
përgatitjet e Partizanit për gjysmën
e dytë të sezonit. Skuadra ka humbur
dëshirën për të luajtur dhe kjo u
pa qartë në miqësoren e djeshme
kundër Olimpikut. Të kuqtë fituan
1-0, me golin e Mahos, pa arritur të
bënin më shumë përballë një ekipi
që militon në kampionatin inferior.
Ndërkohë, burime pranë
skuadrës konfirmuan se durimi po
soset dhe nëse Xhani nuk i zgjidh
shpejt problemet ekonomike, të
tjerë lojtarë do ndjekin Hallaçin dhe
Kalarin, të cilët u larguan pak ditë
më parë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›