E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ersi Bice, një talent basketbolli në Amerikë

Ersi Bice quhet talenti shqiptar
që po mahnit Amerikën me
aftësitë e tij të jashtëzakonshme
në basketboll. 17-vjeçari e
dashuron këtë sport dhe zgjohet
herët në mëngjes vetëm për të
gjetur një fushë të boshatisur për
t‘u praktikuar. "Më pëlqen shumë
ky sport", deklaroi Bice, i cili fitoi
çmimin "Atleti i Javës" në Xhersi,
pasi vendosi një rekord të jashtëzakonshëm
për moshën e tij.
Ai realizoi plot 70 pikë në tri
ndeshje gjatë javës së kaluar, ku
në sfidën kundër Garfilld regjistroi
paraqitjen më të mirë të karrierës
së tij (ende të shkurtër), me
34 pikë të realizuara. "Gjithmonë
kërkoj që të përmirësohem", shtoi
djaloshi i talentuar. Bice, i lindur
në Shqipëri, po mendon që
të vazhdojë edhe kolegjin, në
mënyrë që të futet në botën e
basketbollit profesionist. Edhe
pse është vetëm 167 centimetra
i gjatë, premisat janë të mira. I
stabilizuar në SHBA prej disa
vitesh së bashku me familjen,
tashmë ai po mendon se çfarë
shkolle do të ndjekë. "Jam i lumtur,
gjithashtu edhe prindërit e
mi", tha 17-vjeçari. "Këtu ka më
shumë liri. Për më tepër që tashmë
kemi shtetësinë dhe nuk jemi
thjesht rezidentë". Gjatë kohës së
lirë ai ndjek edhe ndeshjet e NBA
dhe ato të skuadrave të kolegjeve
dhe gjithmonë përqendrohet te
basketbollistët shtatshkurtër, për
të "vjedhur" elementë nga loja e
tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›