E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti: Tashmë Robinjon e kërkon Çelsi

Kishte lënë Real Madridin i bindur se do shkonte te Çelsi i ri.
Shpejt ka zbuluar se Mançester Siti, me gjithë malin e
petrodollarëve që ka, si "Blues"-at nuk mund të bëhet kurrë.
Mos blerja e Kaka e ka irrituar dhe tani Robinjo dëshiron të ikë.
Në Angli janë të sigurt: do Çelsin dhe prandaj ka takuar Skolarin.
Pasi iku nga stërvitja në Tenerife, i ka premtuar trajnerit dhe Hjuxhs
se, do të vijë të premten, por tashmë janë shtuar dyshimet. Sipas
"The Sun", pas nervozizmit të lojtarit fshihet Çelsi, i drejtuar nga
Skolari, që do ta merrte për të zëvendësuar Xho Kolin e dëmtuar.
Klubi i Roman Abramoviç është shumë pranë prezantimit të një
superoferte: 17 milionë euro plus Anelka, Maluda, Kalu dhe një
mbrojtës për të zgjedhur mes Aleks dhe Ivanoviç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›