E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo "KO" me Odesan, Muka, vjen goli i dytë

Edhe pse kontingjenti i skuadrës
është përforcuar dukshëm, Dinamo
vazhdon të mos japë sinjale
pozitive në miqësore. Në Antalia,
blutë e Zlatko Daliç humbën 3-0
përballë ukrainasve të
Çernemorets Odesas. Në miqësoren
e mëparshme, me kazakët
e Taraz, kampionët në fuqi barazuan
1-1. Bind Tirana, që regjistron
një tjetër paraqitje të mirë në
testin me Flamurtarin. Bardheblutë
fitojnë 2-1, me gola të
Muzakës dhe Mukës. Ajo që jep
më shumë siguri për kryeqytetasit
është forma e kapitenit, i cili
ashtu si në sfidën e së dielës së
kaluar kundër seleksionit brazilian,
tregoi se nuk e ka humbur
nuhatjen përpara portës. Fiton
edhe Elbasani, që mposhti
skuadrën e Ligës I maqedonase,
Horizont Turnovo, me dy gola të
Fjodor Xhafës. Dje, kontingjentit
të Josës iu bashkuan edhe Ahmataj,
Hallaçi e Ardit Beqiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›