E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, sherr për egoizmin në fushë

Edmond Kapllani është shndër
ruar në një protagonist në
radhët e skuadrës së tij, Karlsruhe,
por këtë herë për keq. Sipas faqes
gjermane në internet,
"Ka.nwes.de", sulmuesi aktual i
Kombëtares kuqezi është përfshirë
në një sherr me një nga
shokët e tij të skuadrës, pikërisht
Mikael Mutcel. Gjithçka ka
ndodhur gjatë ndeshjes miqësore
që Karlsruhe ka luajtur të martën
kundër FC Ingolstadt. Zanafilla
ishte një aksion i Karlsuhes, ku Kapllani
u tregua egoist dhe nuk pasoi
te Mutce. Ky i fundit i ka
kërkuar llogari. Sipas informacioneve
të bëra të ditura, duket se
mes dy futbollistëve në fjalë janë
shkëmbyer jo vetëm ofendime,
por nuk kanë munguar as grushtet.
Për të shuar këtë sherr është
dashur të ndërhyjë trajneri Edmund
Beker, i cili duket se ka
gjykuar fajtor shqiptarin, që e ka
nxjerrë nga fusha e lojës, duke e
zëvendësuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›