Liria me kusht, si mund të abuzohet
Çdo person nën hetim, i
pandehur ose i dënuar,
ka të drejtë që të përfitojë
nga "shërbimi i provës",
me kërkesë të
prokurorit ose gjykatës. Çdo person
ka të drejtë të përfitojë nga kjo
rregullore, pavarësisht se çfarë
akuze mban mbi shpinë. Përfitimi
mund të kryhet gjatë fazës së
hetimeve paraprake, gjatë
gjykimit përpara dhënies së vendimit
penal, gjatë fazës së
ekzekutimit të dënimit penal etj.,
çka sjell një risi në dënimet në
vendin tonë. Disa ditë më parë,
Ministria e Drejtësisë emëroi si
drejtues të Drejtorisë së Shërbimit
të Provës, Arben Sefgjinin, të cilit
iu ngarkua edhe detyra e
përzgjedhjes së stafit. Burime zyrtare
nga ministria thanë se ka nisur
bërja e stafit, i cili krahas Tiranës,
do të shtrihet edhe në disa
rrethe kryesore në Shqipëri dhe
pikërisht atje ku funksionojnë
Gjykatat e Shkallës së Parë.
Megjithëse struktura është në hapat
e parë, kanë mbërritur kërkesat
e para në burgje. Zëvendësdrejtori
i Përgjithshëm i Burgjeve,
Lulzim Kodra, tha për gazetën "Shqip"
se kanë marrë dinamikat e
para të çdo kërkese dhe në ditët në
vijim do të paraqesin në drejtorinë
e Sefgjinit dosjet përkatëse. Më
pas do të jetë kjo drejtori, e cila së
bashku me avokatin e personit
kërkues, do t‘i drejtohet Gjykatës
së Faktit për të përfituar lirimin me
kusht, për punë të detyruar apo
për "gjysmëliri", që konsiston
"natën në burg dhe ditën i lirë". Për
të përfituar nga "gjysmëliria", një i
burgosur duhet të ketë figuracion
pune nga një biznes. Por, duke
parë vendimin e qeverisë numër
302, në datë 25 mars të këtij viti për
miratimin e rregullores "për organizimin
e funksionimin e shërbimit
të provës dhe për përcaktimin e
standardeve e të procedurave, për
mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve
alternative", shihet qartë se
nuk janë të detajuara kategoritë e
veprave penale që mund të përfitojnë.
Sipas këtij vendimi, të gjitha
kategoritë e të burgosurve kanë të
drejtë të përfitojnë, pavarësisht
akuzave apo dënimit që mbartin
mbi shpinë.
Kërkesat e para
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm
i Burgjeve, Lulzim Kodra, tha
se "ne dorëzojmë pranë Drejtorisë
së Shërbimit të Provës në Ministrinë
e Drejtësisë vetëm dinamikën
e çdo të burgosuri dhe
më pas do të jetë kjo drejtori që
mund të bëjë kërkesa në gjykatë,
së bashku me avokatin e personit
të paraburgosur apo të burgosur,
për të përfituar nga lehtësirat që
krijon ligji". Sipas tij, drejtoria juridike
po studion të gjithë kërkesat
e para që kanë mbërritur në
Drejtorinë e Përgjithshme të
Burgjeve. Ndërkohë, drejtori i
paraburgimit "Jordan Misja" në
Tiranë, Shkëlqim Kalemi, tha se
implementimi i këtij ligji është në
hapat e parë dhe ai siguroi se drejtoria
juridike që është në këtë institucion
do të njohë me këtë rregullore
të gjithë të paraburgosurit.
I pyetur nëse të paraburgosurit
që ndodhen në këtë burg kanë
përfituar nga "shërbimi i provës",
ai u përgjigj se është në dijeni se
vetëm të dënuarit që u arrestuan
gjatë operacionit të koduar "Matrix",
kanë marrë kontakte me
drejtorinë që e kryeson Arben Sefgjini,
pasi disa dënime të gjykatës
ishin të "lehta", dhe plotësonin
edhe "lirim me kusht".
"Shërbimi i provës"
"Shërbimi i provës" vlerëson
personalitetin e të dënuarit, me
qëllim qartësimin e nevojave
lidhur me mungesat fizike, afektive
ose shoqërore, vullnetit të të
dënuarit për punë dhe aftësitë e
tij profesionale, të cilat kanë penguar
zhvillimin e një jete shoqërore
normale të tij. Shërbimi bazuar në
këtë vlerësim, si dhe në të dhënat
personale, familjare e shoqërore,
masën e dënimit, ndërton programin
individual të trajtimit të të
dënuarit në përputhje me dënimin
alternativ përkatës. Ky program
duhet të miratohet nga drejtori
i zyrës përkatëse vendore.
"Shërbimi i provës" siguron që në
veprimtaritë e tij të mos ketë diskriminim
mbi bazën e racës,
ngjyrës, gjinisë, lindjes, gjuhës,
kombësisë, etnisë, apo origjinës
sociale, mendimeve politike apo të
tjera, fesë, kushteve fizike apo
mendore, statusit ekonomik apo
çdo statusi tjetër. Gjatë veprimtarisë
së tij respekton dinjitetin e
personit nën hetim, të pandehurit
dhe të të dënuarit. Në veprimtarinë
e tij, "shërbimi i provës"
përpiqet të zhvillojë ndjenjën e
përgjegjësisë së të dënuarit ndaj
komunitetit dhe viktimës, si dhe të
mbështesë e inkurajojë riintegrimin
social të të dënuarit
nëpërmjet një qëndrimi korrekt
ndaj punës, shtetit ligjor dhe rregullave
të ndërveprimit social.
Kontakti i parë
i të dënuarit me
"shërbimin e provës"
Në nenin 24 të rregullores së
"shërbimit të provës" janë të detajuara
kontakti i parë i të dënuarit
me "shërbimin e provës". Zyra
vendore kompetente vendos kontaktin
e parë me të dënuarin brenda
pesë ditëve nga dita që merr
njoftimin për urdhrin e ekzekutimit
të prokurorit për vendimin
penal gjyqësor që ka caktuar dënimin
alternativ. Pas njoftimit të
urdhrit të ekzekutimit, drejtori i
zyrës vendore të Shërbimit të
Provës cakton një ose dy punonjës
të Shërbimit të Provës për të
vendosur kontaktin e parë me të
dënuarin dhe për të mbikëqyrur
zbatimin e dënimit alternativ.
Punonjësi i caktuar për mbikëqyrjen
njofton të dënuarin për
datën e kontaktit të parë. Në
njoftim tregohet vendi, data dhe
ora e kontaktit, si dhe numri i telefonit
dhe adresa e Shërbimit të
Provës. Ky njoftim kryhet me
mjete teknike të përshtatshme,
që garantojnë njoftimin, si: telefoni,
telegrafi, telegrami, faksi apo
posta elektronike. Ky njoftim ka
vlerë kur i dënuari konfirmon
marrjen e tij. Kur i dënuari është i
mitur, punonjësi i caktuar me
mbikëqyrjen njofton edhe mbrojtësin
e të dënuarit, me qëllim
dhënien e informacionit për
vendndodhjen e zyrës vendore të
Shërbimit të Provës, numrin e
telefonit dhe emrin e punonjësit
të Shërbimit të Provës të ngarkuar
me çështjen. Shërbimi i Provës
informon të dënuarin edhe për
detyrimin e tij për të respektuar
rregullat e mirësjelljes.
Si do të realizohet mbikëqyrja
e të dënuarve në gjysmëliri
Shërbimi i Provës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve,
me urdhër të përbashkët përcaktojnë institucionin e
ekzekutimit të vendimeve penale ku do të vendoset i
dënuari në gjysmëliri. Në këtë përcaktim, mbahen parasysh shkaku
për të cilin gjykata ka caktuar masën alternative të gjysmëlirisë
dhe vendin ku duhet të përmbushë detyrimet personale
jashtë burgut. Shërbimi i Provës harton dhe zhvillon një program
ditor individual për ekzekutimin e dënimit me gjysmëliri,
në përputhje me nenin 28 të kësaj rregulloreje. Ky program
përmban detyrimet e të dënuarit gjatë kohës që ndodhet jashtë
institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale, duke përcaktuar
kushtet. Ato janë: oraret e hyrjes dhe daljes në institucionin
e ekzekutimit të vendimeve penale; personat me të cilët
i dënuari lejohet ose ndalohet të mbajë kontakte gjatë kohës së
qëndrimit jashtë institucionit; ambientet e lejuara dhe ato të
ndaluara për frekuentim dhe kushte të tjera.
Përcaktimi i llojit
dhe vendit të punës
Kur gjykata ka caktuar ndaj të dënuarit masën alternative
të parashikuar nga neni 63 i Kodit Penal,
në favor të interesit publik, Shërbimi i Provës vendos
llojin e punës që do të kryhet, vendin ku do të kryhet
dhe ditët e javës, si dhe llojin e punës dhe ditët e
javës. Në marrjen e këtij vendimi, Shërbimi i Provës
vlerëson llojin e veprës penale të kryer, treguesit personalë
të të dënuarit, si arsimi, mosha, gjendja shëndetësore,
aftësitë profesionale, përvojën e mëparshme
të tij dhe kushte të tjera sociale apo familjare të të
dënuarit. Shërbimi i Provës në caktimin e vendit ku do
të kryhet puna me interes publik merr në konsideratë
vendbanimin e të dënuarit. Kur brenda territorit të vendbanimit
të të dënuarit nuk ka një institucion të përshtatshëm,
Shërbimi i Provës cakton një institucion tjetër
të së njëjtës natyrë, i cili ndodhet në rrethin më të afërt
me vendbanimin e të dënuarit.
Përcaktimi i llojit dhe vendit të punës
1. Për çdo të dënuar hapet dosja personale, plotësimi i së cilës
fillon që në momentin e vendosjes së kontaktit të parë me të
dënuarin dhe vazhdon deri në përfundimin e ekzekutimit të dënimit.
2. Dosja personale përmban:
a) vendimin penal gjyqësor që cakton dënimin alternativ;
b) urdhrin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të lëshuar nga
prokurori;
c) raportin e vlerësimit të përgatitur gjatë fazës së hetimeve
paraprake për caktimin e dënimit alternativ, nëse ka;
ç) një fotokopje të dokumentit të identifikimit të të dënuarit;
d) raportin mjekësor për vlerësimin e kushteve shëndetësore,
kur është e nevojshme;
dh) procesverbalin e kontakteve me të dënuarin;
e) programin e mbikëqyrjes;
ë) raportet e përpiluara nga Shërbimi i Provës dhe të dërguara
në gjykatë ose prokurori gjatë periudhës së
mbikëqyrjes;
f) çdo paralajmërim të dhënë nga prokurori për shkelje të
detyrimeve të vendosura nga gjykata gjatë periudhës së
mbikëqyrjes;
g) një ekstrakt të paralajmërimit të bërë nga prokurori në
rastin e shkeljeve të lehta dhe të kryera për herë të parë,
nëse ka;
gj) raportin përfundimtar të hartuar nga Shërbimi i Provës në
përfundim të mbikëqyrjes;
h) të dhëna mbi përparimin e të dënuarit gjatë periudhës së
mbikëqyrjes, duke përfshirë arsyet për përfundimin e parakohshëm
të saj;
i) kopje të ankesave të të dënuarit mbi Shërbimin e Provës
dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre;
j) kopje të ankesës së të dënuarit mbi të dhënat dhe përmbajtjen
e dosjes personale;
k) urdhrin e caktimit të institucionit të ekzekutimit të masës
alternative;
l) çdo dokument tjetër në lidhje me të dënuarin që është i
nevojshëm për realizimin e mbikëqyrjes.
3. Informacioni i përfshirë në dosjen personale duhet të jetë i
besueshëm, objektiv dhe të ketë të bëjë vetëm me çështjet që
lidhen me masën apo llojin e dënimit dhe ekzekutimin e tij.
4. Punonjësi i Shërbimit të Provës i caktuar informon të dënuarin
mbi të drejtën për t‘u njohur me aktet në dosjen personale, si
dhe i shpjegon atij përmbajtjen e dosjes.
5. Me përfundimin e kryerjes së dënimit alternativ ose në rast
lirimi, dosja arkivohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit
të Provës.