Avokati i Popullit: “Rezultate negative për procesin e legalizimeve dhe të pronësisë”
Raporti vjetor i Avokatit të Popullit shkon për miratim në Kuvend. “Ngadalësi me legalizimet, nuk dihet fundi i procesit”
Erald Kapri
Avokati i Popullit ka dorëzuar në Kuvend raportin vjetor mbi veprimtarinë e tij gjatë vitit 2007 ku në një material prej 300 faqesh paraqiten të gjitha problemet që qytetarët kanë hasur me shtetin. Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili është ngritur për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat humane, ka përcaktuar në bazë të ankesave direkte të qytetarëve të gjithë problematikën. Një nga çështjet më të përfolura, si procesi i legalizimit dhe urbanizimit të zonave informale, është trajtuar edhe nga Avokati i Popullit, i cili shprehet në raportin e tij se ky proces po ecën me një shpejtësi breshke. Ecuria e zbatimit të ligjit për legalizimin ka njohur një lloj vazhdimësie dhe qëndrueshmërie por Avokati i Popullit e ka cilësuar procesin si me hapa relativisht të ngadaltë. Njëkohësisht, Avokati i Popullit shprehet se ky proces nuk dihet se kur do të përfundojë me saktësi. Nga ana tjetër, për zonat që janë legalizuar apo janë drejt përfundimit të kësaj procedure, duhet të bëhet realizimi i shpejtë i dy hapave të tjerë që janë urbanizimi dhe integrimi i tyre. Çështjet e shqyrtuara nga ana e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2007 janë evidentuar, si psh raste ndërtimesh pa leje për të cilat është plotësuar formulari i legalizimit. Ndërkohë janë pezulluar ekzekutimet e vendimeve të marra nga organi i Policisë së Ndërtimit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e organit të ngarkuar me ligj për shqyrtimin e mundësisë së legalizimit gjatë vitit 2007. Për problematikën e ndërtimeve pa leje, që lidhet me veprimtarinë e organit të Policisë të Ndërtimit, të transformuar në Inspektorate, rezulton se janë shqyrtuar 106 ankesa nga të cilat rezultojnë 74 ankesa të reja dhe 31 ankesa të mbartura. Nga ankesat e shqyrtuara deri në fund të vitit 2007, rezultojnë të përfunduara 83 ankesa ndërkohë që pjesa tjetër janë në shqyrtim. Probleme të tjera në raport evidentohen edhe në statusin e pronësisë që ligjen me ligjin “Për tokën”, probleme me statusin e ish-të përndjekurve politikë si dhe probleme me Zyrat e Regjistrmit të Pasurive të Paluajtshme.
Ankesat për tokën
Avokati i Popullit ka pasur ankesa që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit 7501 dhe konstatimet e ish-pronarëve të tokave bujqësore. Pronarët kanë bërë dhjetëra ankesa, të cilat kërkojnë zgjidhje për tri çështje si: nuk janë pajisur plotësisht apo pjesërisht me tokë bujqësore sipas normave. Megjithatë, objekti i ankesave të familjeve bujqësore të adresuar Avokatit të Popullit mbetet i njëjtë në kuptimin që ankesat e tyre kanë të bëjnë me mënyrën e ndarjes së tokës. Problemi më shqetësues mbetet mungesa e vënies së fondit të tokës bujqësore të lirë në dispozicion të komisioneve të tokave për t’u ndarë familjeve bujqësore që për shkaqe të ndryshme, si ndarja e gabuar apo mbivendosjet, kanë lënë ta tokë shumë familje.
Ish-të përndjekurit
Gjatë vitit 2007 nga ish-të burgosurit politikë ka pasur ankesa si ndaj Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë ashtu edhe ndaj qeverisë. Në këto ankesa, ish-të përndjekurit pretendojnë vazhdimisht se instituti në bashkëpunim me disa shoqata ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë abuzime me fondet e dhëna nga shteti shqiptar për shtesën e tyre. Një problem shqetësues i paraqitur nga ish-të përndjekurit politikë është ai i mospërfitimit të statusit të të përndjekurit politik. Ky problem prek rreth 500 persona që presin të përfitojnë këtë status dhe që nëpërmjet tij të përfitojnë të gjitha benefitet. Kjo ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të komisionit trepalësh. Avokati i Popullit i ka rekomanduar zëvendëskryeministrit që të nxisë këtë proces në mënyrë që ish-të përndjekurit të përfitojnë statusin që u takon me ligj në mënyrë që të përfitojnë të gjitha benefitet që u ka lejuar ligji.
Qytetarët ankohen për mënyrën e regjistrimit të pasurisë
Avokati i Popullit ka marrë nga qytetarët gjatë vitit të kaluar qindra ankesa përsa i përket vështirësive që ata kanë hasur në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Punonjësit e Avokatit të Popullit janë ndeshur me shumë problematika sa janë detyruar që këto ankesa t’i dërgojnë gjetkë pasi nuk bënin pjesë në juridiksionin e këtij institucioni. Gjithashtu ka pasur raste kur qytetarët blejnë banesa të paregjistruara ose të regjistruara me vërtetim gjyqësor të Faktit dhe mosregjistrimin e tyre apo mosdhënien e certifikatës së pronësisë, kur janë ndërtimet e paligjshme, e vlerësojnë si të qëllimshëm dhe me motive korruptive. Një mangësi që ka sjellë zvarritje në shqyrtimin e ankesave janë vonesat e pajustifikuara në kthimin e përgjigjeve nga zyrat e regjistrimit në rrethe që nuk respektojnë afatet ligjore në kthimin e përgjigjeve apo të ecurisë së rekomandimeve konkrete, duke shkelur kodin administrativ. Kjo është cilësuar si një e metë e madhe e këtyre zyrave. Qytetarët janë ankuar se përgjigjet u kanë ardhur me shumë vonesë edhe pse ata kanë paguar të gjitha tarifat e kërkuara nga zyrat e regjistrmit. Afatet ligjore që përcaktojnë se përgjigjet pozitive duhet të jepen brenda 40 ditësh dhe përgjigjet negative prej 10 ditësh, nuk janë respektuar nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Qytetarët përplasen për çdo gjë tek Avokati i Popullit
Gjatë gjithë periudhës së vitit 2007 janë paraqitur pranë zyrës së Avokatit të Popullit dhe janë trajtuar 4233 ankesa nga të cilat 226 kanë qenë të mbartura nga viti 2006. Ankesave, kërkesave dhe njoftimeve, që raste të regjistruara në vitin 2007 janë 1215, u janë dhënë përgjigje menjëherë në zyrat e pritjeve të Avokatit të Popullit. Sektori i pritjes së Avokatit të Popullit ka evidentuar e monitoruar problematikat e ankesave që individë të ndryshëm kanë paraqitur pranë këtij institucioni. Ajo që vihet re është se nuk kanë të bëjnë me juridiksionin e Avokatit të Popullit, por megjithatë u është dhënë konsulenca juridike si dhe kanë marrë adresim të saktë se ku mund të drejtohen për problemet e tyre. Janë shënuar afërsisht 1215 ankesa, të cilat nuk kanë pasur lidhje me rolin e Avokatit të Popullit. Këto ankesa kanë pasur të bëjnë me konflikte mes personash për çështje pronësie, ankesa për ambasadat, dhunë në familje, ankesa ndaj gjykatave të huaja etj. Afërsisht 21 për qind e ankesave kanë pasur të bëjnë me konfliktet mes individëve apo problemeve në familje, të cilat nuk kanë të bëjnë me juridiksionin e Avokatit të Popullit. Ankesa ka pasur edhe në lidhje me problemet e punësimit si dhe marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Alarmi, e drejta e jetës në Shqipëri vazhdon të jetë e rrezikuar
Avokati i Popullit shprehet në raportin e tij vjetor se e drejta e jetës në Shqipëri vazhdon të jetë e rrezikuar përsa kohë që armët vazhdojnë të jenë nën kontrollin jo të duhur dhe në duart e popullsisë civile. Këto armë po marrin jetën nëpërmjet krimeve në familje, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit. Ngjarja në fshatin Gërdec tregon për Avokatin e Popullit të gjitha mangësitë si dhe rrezikun real. “Stoqet e mëdha të municioneve dhe ngjarja në Gërdec, ku humbën jetën dhe u plagosën qindra njerëz, tregon për një kthim tjetër rreziku për jetën e shtetasve shqiptarë. Ndonëse nga policia ka pasur disa rezultate për trafikun e armëve dhe zbatimi i ligjit për armëmbajtësit pa leje është forcuar, numri i armëve pa leje në duart e popullsisë vazhdon të jetë ende i madh”, - shprehet raporti. Gjatë vitit 2007, ky institucion e ka ngritur zërin në çdo rast që ka konstatuar shkelje të të drejtës së informimit, të të drejtave që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, për shkeljet e ambientit, për zvarritjet në procedurat gjyqësore etj. Përsa i përket legjislacionit që e garanton atë, raporti i Avokatit të Popullit e vlerëson si modern, por që nuk mjafton. Aftësia për t’i zbatuar ligjet mirë është një element po aq thelbësor i garantimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit. “Përsa i përket lirisë së shtypit, përgjithësisht respektohet, por duhet thënë se vazhdon të ketë raste kur kjo liri është shkelur”, - thuhet në raport për lirinë në media.
29 Mars 2008