Tragjedia, gjendet një tjetër kufomë në rrënoja, deri tani 25 të vdekur
Tiranë - Një tjetër viktimë është gjetur nën rrënojat e fabrikës që çmontonte municione luftarake në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës. Forcat e Xhenios kanë nxjerrë nga rrënojat e fabrikës në Gërdec trupin e pajetë të një personi rreth 25 vjeç. Sipas burimeve, kufoma u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’u nënshtrohet ekzaminimeve për identifikimin e saj. Ndërkaq, numri i viktimave nga shpërthimi në fabrikën e çmontimit të armëve në Gërdec ka arritur në 25.
29 Mars 2008