E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi merr siguri nga numri 2 i NATO-s



Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti ditën e djeshme në Presidencë me rastin e ndërrimit të komandës së NATO-s në Shqipëri, Zëvendëskomandatin e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Gjeneralin Leitenant Pirson, Gjeneralin Brigadier, Dimitrov, i cili e merr detyrën dhe Gjeneralin Brigadier. Presidenti Topi theksoi mbështetjen e gjerë shoqërore prej gati 94 për për qind dhe atë të partive politike për hyrjen e Shqipërisë në NATO duke nënvizuar se kjo mbështetje na bën të ndihemi të sigurt në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit duke përmbushur kështu aspiratën e popullit shqiptar për t’u integruar në strukturat euro-atlantike. Gjenerali Leitenant Pirson, pasi shprehu ngushëllimet për tragjedinë e Gërdecit, theksoi përshtypjet më të mira për ndryshimet dhe arritjet pozitive të Forcave të Armatosura shqiptare, për reformimin e plotë të tyre, duke vënë në dukje se Shqipëria e meriton plotësisht nga ana ushtarake ftesën për anëtarësim nga Samiti i Bukureshtit.

29 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›