Avokati i Popullit nuk kënaq Kuvendin
01/04/2010 Mazhoranca në komisionin e Ligjeve njihet me veprimtarinë njëvjeçare të institucionit
Institucioni i Avokati të Popullit është kritikuar ashpër nga mazhoranca në komisionin e Ligjeve, për punën e bërë prej tij gjatë vitit të shkuar. Pavarësisht një raporti voluminoz që zinte 465 faqe, ky komision doli në përfundimin se Avokati i Popullit ka bërë trajtime preferenciale të ankesave, është përfshirë në komente politike, ka bërë avokatin privat në Gjykatën Kushtetuese jashtë kompetencave ligjore, si dhe i ka trajtuar problemet vetëm në kuadrin e evidentimit dhe jo të zgjidhjes së tyre. “Nuk paraqiten raste ku të jenë paraqitur kallëzime penale në prokurori. Ajo çka çalon është se në ato pak raste kur Avokati i Popullit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, nuk ka respektuar procedurën ligjore. Sigurisht, një Gjykatë Kushtetuese është një institucion që mbron të drejtat e individëve, por Avokati i Popullit duhet të jetë brenda ligjit”, tha deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj. I pyetur mbi numrin e ankesave që Avokati i kishte drejtuar Kushtetueses, drejtuesi i komanduar në krye të Avokatit të Popullit, Riza Poda, nuk mund të jepte asnjë përgjigje të saktë. “Sipas nenit 60 të Kushtetutës, Avokati i Popullit ka në juridiksionin e vet vetëm trajtimin e kërkesave të individëve. A mund të na informoni për ankesat e këtyre individëve që ju kanë çuar në kërkesë para Gjykatës Kushtetuese në interes të firmave të ndërtimit? Sa kompani kanë investuar Avokatin e Popullit dhe sa kanë shkuar në Gjykatën Kushtetuese?”, pyeti Eduard Halimi. “Nuk mund të flas me shifra”, ishte përgjigjja e Podës për këtë rast. Kritika ndaj punës së Avokatit ka bërë edhe deputeti Aldo Bumçi. “Raporti shumë voluminoz, me shumë informacion, por transparenca nuk rritet në këtë mënyrë. Informacioni duhet të ishte analitik, i përmbledhur. Burgjet, vinin në dukje vërejtjet, por nuk përmendi arritjet, si shërbimi i provës, që është një rezolucion dhe kjo përmendet në 2-3 rreshta. Nuk përmenden burgjet e reja, pra duhej rekomandim i plotë”, tha ai. Ndërsa kryetari i komisionit, Ilir Rusmali, i kërkoi institucionit të Avokatit të Popullit të ndryshojë mënyrën e raportimit, duke lënë mënjanë pjesën e falënderimeve dhe duke u përqendruar tek konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse. “Duhet që në metodologjinë e raportimit të keni konkluzionin e qartë, të mos merreni me falënderimet dhe ngushëllimet, por të dini të na thoni se cila ka qenë gjendja e respektimit të të drejtave të njeriut në vend për vitin 2009. Keni përgjithësime, por duhet të keni edhe rekomandime”, u shpreh kreu i komisionit, Ilir Rusmali.
Enkelejd Alibeaj
“Duhet të respektohet procedura ligjore për të punuar për interesin e individit dhe interesat e tij dhe jo drejt interesave të tjera. Shpeshherë Avokati i Popullit, që ka në fokus të vet interesat e individit, është përfshirë dhe në vorbulla politike. Pra, ka dhënë konsiderata politike në momentet kur nuk duhet ta kishte një siluetë të tillë”.
Aldo Bumçi
“Ne e dimë shumë mirë se Bashkia e Tiranës renditet e 170 në botë për kohën që duhet për të dhënë leje ndërtimi. Nuk ka transparencë, atëherë s’mund ta zgjidhni duke u drejtuar për çdo ankesë, por duhet të kërkoni informacion se çfarë ka bërë bashkia nga viti në vit për të shkurtuar afatet kur qytetarët dhe Banka Botërore ankohen për zvarritje”.
Riza Poda
“Vërejtja qëndron që të jetë më i shkurtuar dhe të ketë më shumë analizë. Ankesat për pushtetin vendor ka shumë. Pasi vjen ankesa, i bëjmë një përshkrim institucionit përkatës dhe mbi informacionin që marrim konsultohemi, bëjmë rekomandimin. Kaq mund të bëjmë. Nuk e di ku u mbështet përfundimi që kemi pasur pozicionime politike”.
Kuvendi vëren për vitin 2009 se:
Avokati i Popullit ka zhvilluar një intensitet pune të konsiderueshëm, duke orientuar shtetasin edhe në rastin e ankesave jashtë juridiksionit, si dhe moskompetencën e institucionit në trajtimin e rasteve të tilla.
Ka ushtruar kompetencat kushtetuese si subjekt që e vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, edhe pse në raste të veçanta pozicioni i Avokatit të Popullit ka qenë i diskutueshëm.
Kuvendi kërkon për vitin 2010:
Rritjen e rolit sensibilizues nga ana e Avokatit të Popullit, për të informuar shtetasit lidhur me misionin dhe kompetencat e tij.
Respektimin e kompetencave kushtetuese në rastin e investimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Avokatit të Popullit.
Eliminimin e trajtimit preferencial të ankesave të shtetasve.
Eliminimin e të gjitha deklarimeve me përmbajtje apo sjellje politike nga ana e këtij institucioni.
Monitorimin deri në përmbushje të rekomandimeve të bëra dhe masave të propozuara të këtij institucioni drejtuar institucioneve shtetërore dhe administratës publike.