E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli ekstradon nga Roma të dënuarin për vrasje

01/04/2010 Në Tiranë kapet i kërkuari në Itali

TIRANE-Policia e Tiranës ka ekzekutuar një tjetër vendim të gjykatave italiane, të cilat pak kohë më parë kanë dënuar me 22 vjet burg shtetasin Aleksandër Agacin, i cili akuzohej nga Prokuroria e Torinos për vrasje të mbetur në tentativë. Sakaq, Interpoli ekstradoi një të kërkuar. Ndalimi i 35-vjeçarit Agaci është bërë dje nga forcat e policisë së kryeqytet, të cilat thanë se pas kryerjes së krimit në Itali, 35-vjeçari ishte larguar duke qëndruar i lirë në Shqipëri. Ai ka qëndruar për rreth tre vjet i lirë, deri kur policia e Tiranës ka bërë ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Torinos, e cila ka dënuar shqiptarin me 22 vjet heqje lirie. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Leksi (Shpëtim) Mestani Miraka, 34 vjeç, lindur në Gjyralë, Elbasan. Gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 40, datë 03.05.2000, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/2, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në datë 04.08.1996, shtetasi Leksi Miraka, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Artan Plaka, pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë gjatë një loje bixhozi. Ngjarja ka ndodhur në Patra të Greqisë, ku këta dy shtetas qëndronin si emigrantë ekonomikë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›