E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohen marrëveshjet për ndërrimin e linjave unazore

01/04/2010 Infrastruktura energjetike

Këshilli i Ministrave ka miratuar mbledhjen e djeshme marrëveshjen me qeverinë gjermane për projektet që do të mundësojnë ndërtimin e linjës unazore 110 KV në Shqipërinë e Jugut dhe linjën 400 KV Tiranë-Prishtinë. Në tërësi investimi arrin shumën prej 70 milionë euro dhe pritet të ketë një impakt pozitiv në sistemin energjetik shqiptar. Kryeministri Sali Berisha, gjatë prezantimit para trupës ministrore, e ka vlerësuar si tepër të rëndësishëm investimin përkatës. Sipas tij, rindërtimi i sistemit të transmetimit të energjisë në jug të vendit “përbën një domosdoshmëri të madhe, pasi parametrat, për shkak të distancës, ‘vuajnë’ në zonën e turizmit, megjithëse, fatmirësisht, edhe në burimet ujore të jugut po ndërtohen burime të tjera energjetike, të cilat do të sjellin një balancim shumë të mirë të sistemit energjetik”. Po ashtu, Qeveria miratoi në parim edhe marrëveshjen me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për rishpërndarjen e fondeve për financimin e projektit “Menaxhimi i integruar i ujërave dhe ekosistemeve”. Kjo marrëveshje për grantin “GEF”, ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe IBRD, ka për qëllim rishpërndarjen e fondeve për financimin e projektit “Menaxhimi i integruar i ujërave dhe ekosistemeve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›