Avokati i Prokurimeve: 354 biznese ankimuan gjatë vitit 2008
Autori i Lajmit: red.
Kompanitë pjesëmarrëse në tendera depozituan pranë Avokatit të Prokurimeve 354 ankesa gjatë vitit 2008, ku kundërshtuan vlerësimet e autoriteteve kontraktore apo të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Kreu i Avokatit të Prokurimeve, Edi Spaho, tha të hënën, gjatë prezantimit të raportit vjetor në Komisionin e Ekonomisë të Kuvendit, se numri i ankesave të biznesit ndaj rasteve abuzive dhe shkeljes së ligjit arriti në 354. Sipas tij, nga 210 ankesa të depozituara nga bizneset për tenderat, 129 kanë rezultuar me shkelje. Avokati Spaho theksoi se është vërejtur pabarazi në tendera, ndërsa zhvillimi i procedurave ka patur mangësi ligjore. "Me iniciativën e Avokatit të Prokurimit ka nisur në 53 raste hetimi ndaj disa tenderëve me shkelje", vijoi Spaho. Avokati i Prokurimeve vuri në dukje se vendimet dhe rekomandimet e tij mbi këto çështje janë mbështetur nga Agjencia e Prokurimit Publik për të skualifikuar ofertat e operatorëve me mangësi në dokumentet kualifikuese. Ndërkohë, Spaho vuri në dukje se është rritur numri i pjesëmarrësve për çdo tender si rezultat i ligjit të ri "Për Prokurimet Publike", por ai kërkoi mbështetjen e Komisionit të Ekonomisë për rregullime, pasi sipas tij, "megjithëse është një ligj i mirë gjatë zbatimit janë hasur edhe mangësi". Avokati i Prokurimeve është një strukturë në mbrojtje të biznesit, e krijuar në nëntor 2007.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009