Prokurori i Beratit, problem për gjykimin e shokut të Altin Dardhës
Autori i Lajmit: red.
Shtyhet sërish gjyqi në ngarkim të Gëzim Kasëmit, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i Altin Dardhës, kreut të bandës së Beratit. Edhe këtë herë shkak është bërë mungesa e prokurorit Tasim Puci, i cili për të disatën herë radhazi nuk është paraqitur, duke u justifikuar me një raport mjekësor. Trupi gjykues ka vënë edhe një herë në pah problemet që i ka shkaktuar ky prokuror kësaj çështjeje, duke pohuar se nuk e ka për borxh i pandehuri të rrijë në qeli, sepse nuk i do qejfi prokurorit të paraqitet. Për mungesën e prokurorit gjykata ka vendosur që t i drejtohet kryeprokurorit të Beratit si dhe Kryeprokurores së Përgjithshme. Gëzim Kasëmi po gjykohet për veprat penale të "vrasjes me dashje", "vrasjes së mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtje pa leje", të gjitha këto në bashkëpunim. Sipas akuzës, Gëzim Kasëmi, më datën 25 shkurt të vitit 1998, në bashkëpunim me shtetasit Agron Balliu dhe Altin Dardha, kanë organizuar një atentat për ekzekutimin e njërit prej kapove kryesorë të Beratit gjatë trazirave të vitit 1997, shtetasit Burhan Tomori. Burhani kishte vrarë disa muaj më parë babanë e Altin Dardhës dhe ky i fundit vendosi të hakmerrej. Dardha, së bashku me shokun e tij Altin Isufi, si dhe dy të dënuarit tashmë, Agron Bilali me 25 vjet burg dhe Gëzim Kasëmi me 23 vjet burg, kanë gjetur Burhanin në një lokal pranë stadiumit “Tomori”, jo më shumë se 100 metra nga Komisariati i Beratit. Dardha ka qëlluar mbi 150 herë me një mitraloz të lehtë mbi viktimën, duke vrarë aty edhe tre persona të tjerë. Gjatë largimit në drejtim të Skraparit, Dardha ka qëlluar pa shkak mbi shtetasin Sali Kumani, në lagjen “Uznovë”, duke e lënë të vdekur. Më pas, ai i ka rrëmbyer makinën fuoristradë, të tipit “Toyota”, e cila ishte në pronësi të shtetasit Riza Qosja.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009