Incident në shkollë, plagoset me pistoletë nxënësi i klasës së nëntë
Autori i Lajmit: red.
Kishte shkuar në shkollë me armën e të atit, por në një moment, duke u mburrur para shokëve, ka shkaktuar plagosjen e një bashkëmoshatari. Një 14-vjeçar nga Lezha për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një shkollë 9-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një klasë të shkollës 9-vjeçare “Kosova” gjatë pushimit të madh ku dy të miturit kanë qenë së bashku. Njëri prej tyre ka nxjerrë armën që kishte me vete dhe ka goditur mbi shokun e tij, Mario Markaj në zonën e barkut. E shtëna ka alarmuar mësuesit dhe nxënësit e tjerë, të cilët kanë hyrë menjëherë në klasë dhe kanë gjetur aty dy të rinjtë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Menjëherë i mituri i plagosur me armë është dërguar në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa 14-vjeçari tjetër ka qenë mjaft i tronditur duke mos arritur të shpjegojë se çfarë kishte ndodhur. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, ngjarja ka ndodhur pa dashje, ndërsa mbetet i pashpjegueshëm fakti se në cilat rrethana njëri prej djemve kishte poseduar një armë zjarri dhe e mbante atë me vete në shkollë. Hetimet për ngjarjen kanë filluar menjëherë dhe pritet që e gjithë barra për këtë ngjarje të bjerë mbi babanë e 14-vjeçarit. Sipas burimeve policore, i mituri e kishte marrë armën në shtëpi. Ai është marrë në pyetje nga policia në praninë e një psikologu, pasi edhe gjendja e tij psikike ishte tepër e rënduar. Në deklarimet e para fëmija kishte pohuar se armën e kishte marrë në shtëpi. Sipas tij, atë e mbante i ati i tij, por ai e kishte marrë fshehurazi për t iu mburrur shokëve të tij. Policia bëri sekuestrimin e armës dhe ka shoqëruar për në rajonin e policisë edhe prindërit e fëmijës. Ata, mësohen të kenë thënë se nuk kanë pasur dijeni për armën që kishte marrë djali i tyre në shkollë. Burimet nga Spitali Ushtarak bëjnë me dije se 14-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale për heqjen e plumbit. Sipas bluzave të bardha, plumbi nuk kishte prekur organet jetësore, dhe i mituri tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009