Vdes pacienti, kërkohet dënimi i mjekut të Spitalit Ushtarak
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Mjekimi i pakujdesshëm
Treguan neglizhencë në kurimin e pacientit dhe tashmë u duhet që të përballen me drejtësinë. Shefi i pavijonit në Spitalin Ushtarak akuzohet nga drejtësia, pasi është ai personi që duhet të mbajë përgjegjësinë për vdekjen e një pacienti afro një vit më parë. Edhe pse nuk është ai i vetmi mjek që ka ushtruar kontroll mbi pacientin dhe që e ka vizituar atë herë pas here, ai duhet të mbajë përgjegjësi, pasi ai duhet që të kontrollonte edhe vartësit e tij në punën e tyre. Gjykata e Tiranës ka administruar dje provat shkresore për mjekun Viktor Kotani, i cili akuzohet për mjekim të pakujdesshëm. Sipas organit të akuzës, ai është përgjegjës për vdekjen e Urim Baçit. Gjatë seancës së djeshme, prokuroria ka paraqitur të gjitha provat shkresore që implikojnë ish-shefin e Repartit të Reanimacionit pranë Spitalit Ushtarak në Tiranë, duke filluar që nga kartela mjekësore e viktimës, aktet e tre ekspertimeve mjekoligjore të kryera, rregulloren e Spitalit Ushtarak, listën e shërbimit të mjekëve roje dhe deklarimet e personave që kishin dijeni për këtë ngjarje. Gjithashtu, trupi gjykues ka pranuar dhe kërkesën e të pandehurit për të sjellë në sallën e gjyqit dy dëshmitarët e kërkuar nga ana e tij. Ngjarja për të cilën mjeku Kotani akuzohet e ka zanafillën më 01.07.2007 kur viktima Urima Baçi, i cili udhëtonte me motoçikletë, është përplasur rëndë nga një makinë, e cila drejtohej nga Avdyl Qordja. Baçi është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për të dhënë ndihmën mjekësore, ndërkohë që në datën 22.08.2007 ky person ka humbur jetën. Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, i datës 19.07.2007, rezultoi se tek Baçi janë shkaktuar dëmtime, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën, ndërsa pas vdekjes së tij, ekspertimi mjekoligjor konstaton se shkaku i vdekjes së Urim Baçit ka qenë gjendja e rëndë septike me infeksion të qelbëzuar në mushkëri, e cila ka ardhur si rezultat i aksidentit. Por prokuroria, duke u nisur nga ky akt, dyshoi se mos në këtë rast kishte të bënte me “mjekim të pakujdesshëm” dhe urdhëroi bërjen e një tjetër akti mjekoligjor. Pas bërjes së këtij akti rezultoi se gjatë mjekimit janë konstatuar neglizhenca mjekësore. Kjo neglizhencë konsiston në mosekzaminimin e duhur të gjendjes së mushkërive të pacientit tre javët e fundit të qëndrimit në spital dhe se për këtë neglizhencë mjekësore, përgjegjësi mban mjeku që ka pasur në ngarkim ndjekjen e këtij pacienti. Pas marrjes së këtij akti dhe pas hetimeve të shumta, prokuroria doli në përfundimin se mjeku Viktor Kotani ka konsumuar veprën penale të “mjekimit të pakujdesshëm” dhe për këtë gjë duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Gjatë hetimeve është provuar se më 21.08.2007, Kotani ka vizituar viktimën dhe ka vërejtur se gjendja e pacientit ishte rënduar dhe doli në përfundimin se i duhej kryer një grafi pulmonare. Kjo grafi nuk është kryer, pasi pretendohej se pacienti ishte në gjendje të rëndë dhe nuk mund të lëvizej për mungesë të oksigjenit. Gjithashtu, një tjetër arsye ishte dhe mospasja e një aparati grafie portativ. Nga këto hetimeve u vu në dukje se viktimës nuk i janë kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore me qëllim evidentimin e sëmundjes dhe kurimin e saj. Sipas organit të akuzës, ka qenë detyrë e të pandehurit Kotani, i cili ishte shefi i repartit të Reanimacionit, që të siguronte mjetet dhe mjekimin e nevojshëm për kurimin e pacientit.
Rregullorja e spitalit gozhdon mjekun
Rregullorja e brendshme në Spitalin Ushtarak, në një paragraf të saj, citon: “Shefi i klinikës është përgjegjës kryesor i organizimit dhe drejtimit të punës në klinikë në planin diagnostiko-kurativ dhe organizativ”. Prokuroria, me anë të kësaj rregulloreje kërkon të vërtetojë se përgjegjësia kryesore për vdekjen e Baçit ishte e Kotanit. Nga ana e tij, mjeku Kotani pretendon se është i pafajshëm dhe se ka kryer detyrën e tij, konform të gjitha rregullave dhe se nuk ka neglizhuar në asnjë moment. Tashmë i takon Gjykatës së Tiranës për të gjykuar mbi fajësinë ose jo të mjekut Viktor Kotani.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009