Të pandehurit fajësojnë njeri-tjetrin për vrasjen e policit
Autori i Lajmit: red.
Të pandehurit e Bandës së Mirditës vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjen e policit Gjon Paçuku. Dje trupi gjykues ka dëgjuar dëshminë e tre prej të pandehurve. Në fillim ka dëshmuar Bardhok Syziu, i cili ka treguar ngjarjen sipas versionit të tij, duke pohuar se nuk ishte ai personi që organizoi grabitjen. Por pas dëshmisë së tij ka ardhur edhe reagimi i një tjetër të pandehuri. Arjan Syziu është ngritur dhe ka thënë se ato që ka deklaruar Bardhok Syziu janë gënjeshtra dhe fillojë të tregojë versionin e tij. Sipas tij, atë natë ka qenë i ftuar në shtëpinë e Ndrec Syziut dhe pasi ka darkuar i ka hipur makinës për të shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Manaj. Pa u nisur kishte takuar me Bardhok Syziun, i cili i kishte thënë se do të shkonte edhe ai poshtë në Manaj. “Pasi udhëtuam pak,- pohon i pandehuri,- përpara hasëm një furgon brenda të cilit ishte Nikollë Syziu, Dritan Syziu dhe Tom Gjoka. Pasi u takuam, njëri prejt tyre, që unë s e mbaj mend, më tha që të shkonim me ta, pasi do të vidhnim ca pjesë “Benz-i” në ish-SMT-në. Tek SMT-ja shkuam me makinën time, pasi furgoni i Nikollës ishte i bardhë dhe binte në sy. Pasi shkuam, unë e parkova makinën larg, pasi nuk doja që të binte në sy. U afruam dhe Nikolla, së bashku me Dritanin, shkuan për të parë nëse kishte roje apo jo. Pasi konstatuan se nuk kishte roje, na e bënë me dorë për t u futur. Unë nuk u futa, pasi më thanë që të merresha me transportin e veglave nga muri e deri tek makina, - ka pohuar Arjan Syziu. - Por vetëm pak minuta më vonë pashë që një furgon po vinte në drejtim të SMT-së dhe unë për të mos rënë në sy, u largova. Duke u larguar nëpër ferra dëgjova një shpërthim granate dhe fillova të nxitoj, - vazhdon të pohojë i pandehuri. - Pasi ika në këmbë deri në fshat, shkoj tek shtëpia e Nikollë Syziut dhe i them se ç ndodhi dhe ai më thotë: “Lëre, lëre se Dritani bëri një budallallëk, hodhi granatë tek SMT-ja dhe mbeti i vrarë roja”. Pas dëshmisë së Arjan Syziut është dëgjuar edhe dëshmia e të pandehurit Nikollë Syziu. Për shkak se në përmbajtjen e dëshmisë së tij do të kishte pjesë që do të cenonin moralin e njërit prej të pandehurve, avokati mbrojtës ka kërkuar vazhdimin e seancës me dyer të mbyllura. Ky propozim është pranuar edhe nga trupi gjykues dhe i pandehuri e ka dhënë dëshminë e tij pa praninë e familjarëve dhe të mediave. Të pandehur në këtë proces janë: Dritan Ndoi (Syziu), Nikollë Syziu, Bardhok Syziu, Tom Syziu, Tom Gjoka dhe Arjan Syziu. Këta të pandehur akuzohen për veprat penale "Vjedhje me armë", mbetur në tentativë, "Vrasje me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës në bashkëpunim”, në tentativë (në tri raste), “Vrasje me dashje në dëm të shtetasve në bashkëpunim”, mbetur në tentativë si dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve”.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009