Avokati i Qytetit: S’është shkelur ligji nga Bashkia

21/05/2005 Ish-Blloku i është lënë këmbësorëve, jo për efekt sigurie e qetësie publike, por për shkak të ndotjes së ajrit.
Motivacioni i nxjerrjes së urdhrit nga Kryetari i Bashkisë nuk i referohet sigurisë publike për të cilin ligji kërkon udhëzime të Ministrisë së Rendit, por reduktimit të ndotjes së mjedisit si rezultat i fluksit të shtuar të lëvizjes në zonën e ish-Bllokut. Çështja e vendosjes së sinjalizimit rrugor, sipas nenit 37, pika 1, (b) e Kodit Rrugor, është sërish kompetencë e Bashkisë. Ndërsa përsa i përket zbatimit të urdhrit të Kryetarit të Bashkisë, ai është kompetencë e Policisë së Qarkullimit Rrugor. Zyra e Avokatit të Qytetit, konsultoi legjislacionin në fuqi dhe mori kontakt me strukturat përkatëse të Bashkisë. Pas ekzaminimit të informacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm që iu vu në dispozicion nga këto struktura, baza ligjore është kjo: Urdhri i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nr.185, datë 12.05.2005 “Për ndalimin e qarkullimit në zonën e ish-Bllokut”, mbështetet në Ligjin Nr.8652, datë 31.07.2000 “Për oganizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, Ligji nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe aktet në zbatim të tij. Motivi i daljes së këtij urdhri ka qenë Raporti Vjetor 2004 mbi Rezultatet e Monitorimit për Ndotjen e Ajrit të Qytetit të Tiranës, përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik, si dhe Vrojtimi i Treguesve të Ndotjes së Ajrit, kryer në vitin 2005, posaçërisht në zonën e ish-bllokut, nga Instituti i Studimeve Ambientale, rezultatet e të cilave konfirmojnë nivele të larta të ndotjes në krahasim me normat e lejuara. Sipas Ligjit nr.8927, datë 25.7.2002 “Për Prefektin”, ky urdhër është dërguar për konfirmimin e ligjshmërisë pranë Prefektit të Qarkut Tiranë, ku është konfirmuar në përputhje me ligjin. Përcaktimi se kush janë entet pronare të rrugëve, të cilave ky nen ju njeh kompetencën ligjore të shpalljes së masave për rregullimin e qarkullimit, është fare i qartë në nenin 2, (pika 5) të Kodit. Sipas tij, entet pronare të rrugëve, për rruget komunale, pra ato brenda qendrave të banuara, janë bashkia ose komuna.