E treta ... e vërteta
21/05/2005 Ndërsa LSI ka shpallur synimin për të qenë forca e parë pas zgjedhjeve të korrikut, partizat e vogla, që gjallojnë në skenën politike shqiptare, kanë filluar garën e ethshme për të “prenotuar” vendin e tretë. Socialdemokratët, si gjithmonë, kanë nxjerrë nga sirtari synimin për një rezultat dyshifror në përqindje, ndërkohë që agrarëve “modestë” do t’u mjaftonin edhe dhjetë deputetë. Duke patur parasysh se sa larg qëndrojnë këto pretendime nga realiteti i sondazhit paraelektoral të NDI-së, kuptohet se këto janë synime të dushkëzuara. Edhe në mungesë të të dhënave orientuese të sondazhit, as agrarët dhe as socialdemokratët nuk duket të jenë më të fortë se katër vite të shkuara, kur të parët mezi u kualifikuan pas dushkut të vogël, ndërsa të dytët arritën një rezultat zhgënjyes tre herë më të vogël sesa pretendimi i atëhershëm. Në këto kushte, vetëm Dushku do t’i lanconte këto dy parti si forca të treta të politikës shqiptare, madje duke kaluar në rezultat edhe vetë “bamirësit” socialistë. Sikur Mega-Dushku të ndodhte si një projektim besnik i Dushkut të vogël, socialistët do të përfitonin një numër të caktuar deputetësh në mazhoritar, përkundrejt një përqindjeje që do të luhatej midis pesë dhe dhjetë përqindëshit në proporcional. Ndërkaq, socialdemokratët, agrarët dhe ndonjë aleat tjetër i pashpresë, deri para daljes në skenë të Mega-Dushkut, do t’u gëzoheshin llokmave dhjetë përqindëshe, duke synuar realisht një renditje në vendin e tretë. Në paralelizëm me skenarin e majtë, edhe demokratët do të dhuronin vota për Pollon & Co, duke krijuar një situatë paradoksale, kur forcat fituese të maxhoritarit mezi kalojnë pragun e proporcionalit, ndërsa parti inekzistente i gëzohen përqindjeve të bollshme. Kjo do ta deformonte vullnetin e zgjedhësve në dy drejtime madhore. Së pari, LSI-ja dhe LZHK-ja do të penalizoheshin, pasi përqindjet e tyre të fituara me djersë (që mund të jenë në rangun e pesë deri pesëmbëdhjetë për qind) do të zhvlerësoheshin nga përqindjet e dushkarëve. Në vend që LSI dhe LZHK të fitonin nga dhjetë deri në njëzetë e pesë deputetë, ato do të ndajnë numrin dyzet të vendeve të proporcionalit në mënyrë të barabartë me partitë e Dushkut, duke marrë rreth katër deri pesë vende për secilën parti. Kësisoj do të ndodhë fenomeni i “inflacionit të votës”, ku vota humbet vlerën dhe me të njëjtën sasi votash, partitë “blejnë” shumë më pak vende në Kuvendin e ri.
Llogaritë flasin qartë. Të majtët e vegjël do të fitojnë të njëjtin numër vendesh në parlament me LSI-në, ndonëse në përqindje reale janë pesë deri dhjetë herë më të dobët. Së dyti, akoma më e penalizuar është partia e madhe që humbet zgjedhjet. Le të supozojmë për një moment se Partia Socialiste do të dalë e humbur në korrik, duke marrë atë përqindje që i “bëri kismet” sondazhi i NDI-së. Në rastin më të keq, socialistët do të përfitonin jo më pak se dyzeteshtatë vende parlamentare, një pjesë e të cilave fitohen në maxhoritar dhe një pjesë në proporcional. Duke e supozuar LSI-në si një forcë të majtë, këtyre vendeve do t’u shtoheshin edhe rreth pesëmbëdhjetë deri njëzet vendet e LSI-së, duke paraqitur përballë kampit fitues një opozitë dinjitoze me rreth gjashtëdhjetepesë deputetë, përqindje kjo që merr forcë imponuese për miratimin e gjithë ligjeve organikë, zgjedhjen e presidentit të ardhshëm etj. Në kushtet e dushkëzimit (gjithmonë supozimet bazohen mbi rezultatet e shpallura të sondazhit të NDI-së), socialistët nuk do të marrin më shumë se tridhjetë deri në tridhjetepesë vende në maxhoritar. Kjo sepse Meta me dhjetë për qind të votave do të shkaktojë humbjen e sigurt të kandidatëve socialistë në gjithë zonat e ekuilibruara. Dhe në ndryshim nga skenari pa Dushk, socialistët këtë radhë nuk do të përfitonin asnjë vend nga proporcionali, vende të cilat do të “ushqenin” dushkarët e Milos, Gjinushit, Xhuvelit apo Cekës. Duke qenë se demokratët do t’i përgjigjen “dushkut me dushk”, secila prej partive të vogla të djathta dhe të majta do të përfitonte njëlloj nga ndarja e tortës së proporcionalit. Do të krijohej një pozitë me rreth tetëdhjetë deri tetëdhjetepesë deputetë përkundrejt një opozite me më pak deputetë dhe, mbi të gjitha, e copëzuar. I vetmi përfitim, nëse mund të quhet kështu, i socialistëve është ulja e peshës specifike të LSI-së në kuadrin e një opozite të cunguar. Në këto momente, socialistët janë ende në kohë për të ribërë llogaritë. Ata duhet të vendosin para përgjegjësisë “strategët” e vet elektoralë, të cilët më shumë se njëherë i kanë gabuar keqazi hesapet. Ulja e peshës specifike të LSI-së mund të paguhet me çmimin e shthurrjes përfundimtare të radhëve të kasketave të hekurta, të cilët nuk do të toleronin një grup parlamentar, që nuk pasqyron forcën e vërtetë elektorale të partisë. Nëse socialistët kanë dëshirë të luajnë “gjithçka ose asgjë” dhe janë të ndërgjegjshëm për këtë lojë, vendimi është plotësisht në dorën e tyre. Ndërgjegjësimi nënkupton që anëtarët e kupolës rozë dhe KPD-arët e famshëm t’i bien kalemit mbi atë që fitojnë ose humbasin nga taktika me dhe pa Dushk. Nëse të gjithë partitë e vogla të marra së bashku i shtojnë ose i heqin jo më shumë se tre deri katër për qind kandidatëve socialistë, Meta me të tijtë ka një forcë të paktën tre herë më të madhe. Socialistët janë para një mëdyshje të rëndësishme. Me Metën në pushtet ose në një opozitë dinjitoze, ose me dushkarët dhe në një opozitë për të qarë hallin. Vendimi është i tyre.