Plagos shokun e djalit për një celular, viktima mohon ngjarjen
21/05/2005 Policia arreston të plagosurin për fshehje të së vërtetës, shpallet në kërkim autori
SHKODER - Një debat banal mes dy personave, gjatë orëve të pasdites së të enjtes, ka degjeneruar në nxjerrje arme dhe plagosje të njërit prej tyre. Një sherr për një aparat celular ka qenë motivi i plagosjes së 30-vjeçarit Dritan Zefi. Ai është palgosur në banesën e tij nga babai i një shokut të tij. Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Mark Lula” e krijuar nga të ardhurit e viteve të fundit.
Por historia nuk është mbyllur vetëm me një të plagosur dhe një të shpallur në kërkim, por vetë i dëmtuari i ngjarjes është vënë në pranga nga policia. Dritan Zefi është arrestuar nga uniformat blu, pasi ka fshehur të vërtetën, duke mos treguar as autorin dhe as motivin e ngjarjes. Lajmi është konfirmuar dhe nga burime zyrtare të komisariatit të policisë së qytetit të Shkodrës.
Plagosja
Ka qenë ora 17.30, kur, sipas burimeve zyrtare të policisë, në shtëpinë e shtetasit Dritan Zefi, në lagjen “Mark Lula” ka mbërritur mjaft i tensionuar një i njohur i tij. Ka qenë pikërisht shtetasi Kolë Leka, banues në lagjen “3 Heronjtë”, që ka shkuar në shtëpinë e shtetasit Zefi, për të sqaruar një problem, që kishte pasur i biri i tij, Fredi, në lidhje me një celular.
Kolë Leka kishte shkuar në shtëpinë e shokut të djalit të tij, mjaft i acaruar, pasi 30-vjeçari Zefi ia kishte marrë celularin të birit për ta mbajtur për disa ditë, por më pas nuk ia kishte kthyer më, duke bërë edhe fjalë me të.
Në nxehje e sipër, prindi, duke u ndjerë, me sa duket, në një farë mënyre i fyer, ka hyrë në shtëpinë e familjes Zefi, që në atë moment nuk kishte njëri brenda përveç Dritanit dhe pasi ka shkëmbyer disa fjalë të ashpra me të, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar atë, duke e plagosur në këmbë. Më pas, ai është larguar me shpejtësi, për të mos rënë në prangat e policisë.
Arrestimi
Pas plagosjes së Dritan Zefit, blutë e Shkodrës kanë marrë informacionin e ngjarjes në rrugë operative dhe kanë shkuar direkt në shtëpinë e të plagosurit, për të zbardhur ngjarjen. Pasi i kanë dhënë ndihmën e shpejtë, blutë i kanë kërkuar Dritanit që t’ia sqaronte ngjarjen dhe autorin, por ai është munduar ta fshehë atë, duke u shprehur se nuk e dinte se kush e kishte qëlluar, pasi personi që e kishte qëlluar kishte hyrë papritmas dhe ishte larguar.
Megjithatë, policia ishte në dijeni të rrjedhës së ngjarjes dhe duke parë se Dritan Zefi nuk kishte ndërmend që të denonconte ngjarjen, ka bërë dhe shoqërimin e të plagosurit për fshehje të së vërtetës.
Më pas, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet edhe një granatë difensive që i shtoi edhe akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë autori i plagosjes së Dritanit, Kolë Leka, është shpallur person në kërkim, për veprën penale të plagosjes me dashje.
Uniformat blu kanë bërë disa kontrolle për gjetjen dhe arrestimin e të kërkuarit Leka, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është bërë e ditur, nëse ishte bërë e mundur arrestimi i tij.
Pas kryerjes së veprimeve të duhura proceduriale, materialet i kanë kaluar prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.