“Tollonat” e tranzicionit
21/05/2005 Demokracia shqiptare, nga të huajt, por edhe nga vetë ne, është cilësuar e dobët, e brishtë, tranzitive. E vërteta është se ajo që u përpoqëm të ndërtojmë në këto vite, pas vendosjes së pluralizmit, është pasqyrë e trashëgimisë sonë politike - me shumë autoritarizëm dhe pak tolerancë, e psikologjisë sonë në tërësi - si pjesë e Ballkanit të trazuar, si banorë të një vendi - deri para disa vjetësh - me 70 për qind të popullsisë fshatare. Ndërkaq, ndërsa nga jeta jonë e përditshme, shkuan e vanë tollonat e kohëve të socializmit dhe të izolimit absurd, për arsyet e radhitura më sipër, dhe për shumë e shumë të tjera, që s’mund të radhiten në një koment të shkurtër, “tollone” të tjera ja tek na zunë për fyti. Paralelizmi mund të mos jetë fare i goditur, por ajo që ka më shumë rëndësi, është problemi.
Për ata që nuk mbajnë mend, për shkak të moshës - shumë të tjerë sepse harrojnë - më duhet të sjell në vëmendjen e të gjithëve “blerjen e një pule, apo të dhjetë vezëve” me një copë letër - vërtetim, autorizim, shpëtim - quajeni çfarë të doni, por deri në vitin 1990 quhej tollon. Në ditët tona, me “tollon” është bërë puna, nëse nuk ka ndonjë kundërshtim lexuesi i nderuar. Socialistët për shembull, gjatë fushatës më të fundit elektorale, premtuan - midis të tjerave - se do të çelnin 250 mijë vende pune. Kjo nuk u realizua asnjëherë. E vështirë për të gjetur punë për studentët që posa mbarojnë fakultetet; e vështirë për të gjetur punë për gratë dhe vajzat, që shpesh u kërkohet të shkelin mbi veten e tyre për ca paga qesharake; e vështirë për të gjetur punë për qindra e qindra të ardhur nga zona të largëta, që bëhen monument te “Partizani”, ose te “Brryli”. Ka patur disa iniciativa për të krijuar modelin e punësimit për vepra sociale, domethënë organizimi i të papunëve në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore a komunale të lagjeve, kundrejt një page minimale. Por në përgjithësi, këto iniciativa kanë dështuar. Ndodhin madje edhe shakara të rëndomta. Psh., botohen lajmërime gjithfarë nëpër gazeta, nga kompani, ente shtetërore, etj., të cilat paraqesin kërkesat e tyre për “vende pune të lira”; paskëtaj, të interesuarit nxitojnë të paraqesin atje ku duhet dokumentet e nevojshme. Mirëpo, gjithçka përfundon në mënyrë komike, sepse “vendin e lirë të punës” e ka zënë një i preferuar dhe i paracaktuar, pra na del se hedhja në treg e publicitetit punësues, është thjesht një lojë.
Me “tollon” janë bërë edhe respekti, solidariteti dhe dashuria midis nesh. Shpesh ankohemi se bota - sidomos Evropa - nuk na do, ka paragjykime për ne, është e trembur disi nga një imazh që ndoshta do kohë për t’u përmirësuar. Ankohemi se kemi probleme me fqinjët, na grisin flamurin, na përbuzin, na rrahin emigrantët. Është e vërtetë. Madje në rrethe intelektuale, diskutohet me të drejtë që Shqipëria më shumë se për gjithçka, ka nevojë për një Ministri të Emigracionit. Nuk e teprojmë po të themi se gati 1/3 e popullsisë - me apo pa punë - janë andej këtej. Dhe shteti shumë pak merr përsipër në lidhje me jetën dhe problemet e tyre. Gjithsesi, ndërkohë që me shumë të drejtë kërkojmë respektimin e raporteve evropiane në marrëdhënie me fqinjët dhe vendet e tjera, duhet të kemi durimin dhe qetësinë e duhur për të përmirësuar këto raporte mes vedi. Ne e quajmë njëri-tjetrin “çeçen” e ku di ç’tjetër, dhe pastaj kërkojmë nder e respekt nga të tjerët. Ne shahemi e grindemi për të shkuar në Evropë dhe ndërkaq, jemi dëshmitarë të praktikës së një prej zakoneve më të egra që njeh njerëzimi, gjakmarrjes. Më tej, vritemi në familje për një metër tokë, të cilën dikur as që e ëndërronim, ndërsa i binim shatit për kooperativën, për misërniken, për 2 lekë në ditë. Ankohemi se e ka fajin Kanuni, por kjo është sa për t’u justifikuar, se për hiç gjë, ne marrim armët që na dhanë politikanët e nderuar në vitin ’97 dhe më s’pyesim as për Kushtetutë, as për Kanun.
Me “tollon” janë bërë te ne edhe mjekimi në spitale, e deri-diku edhe arësimi. Njerëzit paguajnë shumë për t’u operuar - kjo bëhet hapur fare. Më tej, askund nuk ndodh që edhe pse je i siguruar, detyrohesh të sjellësh ushqim, kuverta e çarçafë nga shtëpia, të paguash madje edhe ilaçet e pajisjet e tjera, që nuk t’i jep kush në spital, sikur edhe këmbës t’i biesh. Të gjitha këto, njerëzit i pranojnë në heshtje. Ndërkohë, nuk shikon kurrkund të merret ndonjë masë, fundja të ndizet një dritë e gjelbër se diçka mund të rregullohet. Shkollat dhe arsimi në tërësi, nuk ndodh që të mungojnë në “festën” e Shën Valentinit, si edhe në festat dhe ceremonitë e Partisë, ku mësues e nxënës merren si mish për top. Por të ngremë zërin për kohën e lirë të fëmijëve dhe për edukimin e tyre në tërësi, nuk mundemi. Ka patur dikur ca sheshe e hapësira mes pallateve, ka patur edhe ca shtëpi të rinisë e të fëmijëve, ku zhvilloheshin talentet... E ç’të themi, edhe loja për fëmijët, është bërë një gjë me “tollon”.
Shpresoj të kem mirëkuptimin e lexuesit të nderuar, që edhe sjellja e kultura qytetare në tërësi, janë bërë me “tollon”. Nëpër rrugët tona të shtruara dhe të pashtruara, ditën dhe natën, automobilët me tymin e katranosur dhe magnetofonët në kupë të qiellit, janë pjesë e tablosë qytetare shqiptare, ku njerëzit e thjeshtë - apo këmbësorët të themi, e ndjejnë veten si “Ngrënësit e patateve” të Van Gogh-ut. Nuk do të dijë njeri se po kalon aty një i moshuar apo një fëmijë. Dhe fjalët e ndyta e sharrjet gjithaq, si edhe shprehjet e preferuara, të huazuara nga shfaqjet banale, fluturojnë bashkë me plehrat e tjera nëpër klube e poshtë ballkoneve, madje edhe nëpër oborret e shkollave. Kurse nëpër autobusë, nuk shikon më askënd të ngrihet dhe t’i lirojë vendin një të moshuari ose një femre.
Nuk mund të më thoni se nuk janë me “tollon” edhe librat, gazetat dhe shfaqjet në tërësi. Psh., në gjysmën e territorit të vendit, gazetat nuk shkojnë. Është çështje agjencish shpërndarëse, apo çështje kulture, le ta shohim, por e vërteta e “tollonit” i ka zënë edhe mediat për fyti. Dikur stacionet italiane, greke dhe ish-jugosllave, shikoheshin me kanaçe. Por tani nuk i shikon dot, janë me “tollon”, nuk të lënë pronarët e televizioneve të nderuara private dhe kabllorëve gjithfarë. Dhe në ato që na rekomandohen, krahas shumë programeve me vlerë - të jemi realistë - në tërësi, vlon banaliteti dhe femrat lakuriq e thirrjet për seks, natë e ditë, janë bërë ushqim i preferuar “kulturor”, deri edhe për fëmijët.
Nuk është e lehtë të ndahemi nga “tolloni”, sikundër edhe nga shumë zakone e antivlera që ndonjëherë me keqardhje i konstatojmë si posaçërisht shqiptare. Është gjithaq për të ardhur keq, që për të tilla gjëra flitet shumë pak, ose aspak; vendin dhe botën tonë të vogël, në tërësi, i ka pushtuar trinomi tranzicion-korrupsion-politikë.