E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i popullit në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, të mërkurën ka pritur në një takim pune, Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi, me ç’rast shprehën gatishmëri dhe vullnet të mirë për vendosjen e një bashkëpunimi të rregullt mes këtyre dy institucioneve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Sipas një komunikate nga Zyra e informacionit të kryetarit Xhemajli thuhet se në takim u theksua fakti se në Komunën e Ferizajt nuk ka pasur raste të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut, por edhe kur ka pasur ndonjë rast të kësaj natyre, organet komunale dhe kryetari Xhemajli kanë reaguar me kohë, duke dhënë kontributin maksimal për zgjidhjen e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›