Operacioni Baçia arreston 4 shpërndarës heroine, vepronin në 7 zona të Tiranës

Tiranë, 4 shkurt, NOA Katër persona me disa
doza heroine kanë rënë në prangat e forcave policore të kryeqytetit në kuadër
të operacionit Baçia.
Lajmi i konfirmuar zyrtarisht për agjencinë e
Lajmeve NOA saktëson se të ndaluarit janë Armando Canaj, 33 vjeç; Jetnor Ademi,
24 vjeç; Alban Demiraj, 28 vjeç dhe Endri Bardhyl Avdyli, 26 vjeç; që të katërt
lindur dhe banues në Tiranë.
Mësohet se ky grup e realizonte shitjen
lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, në zona të ndryshme të Tiranës si ajo e
Spitalit, Selvia, Linzë-Teleferik, Rruga e Elbasanit, Stacioni i Trenit, Rruga
Fortuzi si dhe shkollën e Mesme Partizani.
Ndaj të ndaluarve, ishte ndërmarrë një aksion
ndjekje dhe investigimi prej 6 muajsh, i nisur në vitin 2009, në kuadër të të
cilit aktualisht ndodhen të arrestuar Eneid Gorishi dhe Fisnik Komani, të
arrestuar më 28 korrik e 26 tetor 2009, si dhe 4 persona të tjerë të cilët janë
proceduar në gjëndje të lirë.
Ndërkaq, në cilësinë e provës materiale të
ndaluarve iu sekuestruan 8 doza heroine, ndërsa në të gjithë periudhën 6-mujore
të hetimit është arritur ti sekuestrohet këtij grupi 250 doza heroine, si edhe
0.5 gr kokainë.
Grupit në fjalë iu sekuestruan edhe 4
automjete dhe 7 telefona celularë të llojeve të ndryshme.
Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Tiranës
për veprën të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, parashikuar nga
neni 283/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA