“Avokati i shtetit”, PD-PS përplasen për draftin
Komisioni i Ligjeve nis dje shqyrtimin e projektligjit “Për Avokaturën e Shtetit”. Në projektligj, çdo vendim i qeverisë në formë projektligji do të konsultohet me Avokaturën e Shtetit. Drafti parashikon, që do të realizohet duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm. “Nuk do të ndodhë kurrë më që një akt i dalë nga administrata të jetë në kundërshtim me avokatin e tij” - tha Eduard Halimi, kryetari i këtij institucioni. Opozita ka qenë skeptike lidhur me zbatimin e këtij neni, pasi sipas saj cënohet pavarësia e Avokatit të Shtetit. Sipas socialistit Besnik Dervishi, në momentin që qeveria mund të nxjerrë vendime që janë politike dhe që bien ndesh me interesin e qytetarëve dhe shteti cilën anë duhet të mbajë. Ai e lidhi këtë me rrugën Durrës-Kukës ku opozita pretendon se ka abuzime me fonde.