E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama darkë me ambasadorët e BE dhe SHBA

 

Kryetari socialist, Edi Rama, ka ftuar në një darkë pune ambasadorin amerikan në Shqipëri, Xhon Uidhers dhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian. Të gjithë ambasadorët i janë përgjigjur ftesës së Ramës për darkë, e cila është konsumuar në një nga restorantet e njohura të kryeqytetit. Zhvillimet e fundit në vend dhe pozicioni i Partisë Socialiste ndaj tyre, janë qëllimi i darkës së punës që Rama ka zhvilluar mbrëmë me ambasadorët e huaj në Tiranë. Por pikat më të nxehta mbeten Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore, për të cilat socialistët kanë ofruar konsensusin e tyre politik, por dhe mbështetjen teknike. Takimi zhvillohet pas reagimeve të njëpasnjëshme të ambasadorit të SHBA-së, Uidhers, por dhe atyre të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së për standardet demokratike në Shqipëri, kryesisht në ruajtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›