E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatia e Nexhmijes dhe tradhtia e Enverit

Ramiz LUSHAJ
1. Vejusha Nexhmije, përndryshe Zonja e Zezë e Kombit, nëpërkon, edhe sot (13.03.2009) në një media kundër projekt-ligjit për ish- të përndjekurit politikë, duke vjellë me frymën e Enveriadës lidhur me keqinterpretimin e kuqotrajtimin e etiketimin e tyre si Kolabrocionistë, pavarësisht faktit se ligji i pritshëm këtë çështje e vështron objektivisht e zbaton praktikisht rast pas rasti, etj. Mirëpo, kjo si kjo, bën mirë të flasin për vet Enverin si Kuisling i Titos. Enveri, me spaleta gjeneral-leitnant i luftës partizane, një ushtar leckë i Titos, i bylmyer e kaplyer nga sindroma sulltanore, kreu zgjedhjen e zgjidhjen tradhtare duke ia hipotekuar Jugosllavisë në mënyrë diplomatike e gjeo-politike Kosovën Dardane e treva të tjera etnike shqiptare, në Konferencën e Jaltës, (4-11 shkurt 1945), për të marrë e mbajtur privilegjet e dhjamura e të përgjakshme si Sulltan i kuq i RPSH e RPSSH.
2. Jo vetëm themelimin e PKSH, por edhe Luftën në vitet 1941-1945, e sinkronizoj, motivoj e montoj sipas direktivave të Titos për ... ngritjen e lëvizjes partizane në Kosovë e Metohi (KOSMET) për të zbutur ndjenjën antiserbe mes kosovarëve Në këto 5 vite, i përdredhur ideologjikisht  e vjelur politikisht nën ombrellën e oreksin e Titos, në cilësinë formale si Komandant i Përgjithshëm i UNCLSH, nuk ka asnjë vendim zyrtar publik e botërisht që i shpallë luftë diktaturës së zezë fashiste, përkundrazi ka me dhjetëra vendime, akte e marrëveshje të aliazhuara me  Titon e PKJ për instalimin e institucionalizimin në  Shqipëri të diktaturës së kuqe të  komunizmit jugosllav në vitet 1941-1948, që vazhduan me infiltrime e inspirime në mes tyre deri edhe në botën e përtejme.
3. Me urdhër të Titos i çoi mbi 20 mijë forca partizane të inkuadruara në  Divizionin V-S, VI-S e formacione të tjera në Kosovën Dardane, etj. duke nisur nga fund tetori 1944 duke e legalizuar ripushtimin jugosllav të kësaj treve etnike shqiptare.
 Ndërkohë që: a) Kosova ishte e çliruar para Shqipërisë e Jugosllavisë, si Gjakova më 15 tetor 1944 e deri edhe Mitrovica më 21 nëntor 1944). b) Nga Kosova, sipas një burimi në MPJ  Britanike, trupat gjermane u tërhoqën nga 19 nëntori 1944. c) Përpjekjet e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave për të dërguar trupa në Kosovë ishin të dështuara dhe, sipas dokumenteve, për shkak të dështimit të tyre të plotë në Kosovë dhe të ashpërsisë së shqiptarëve kundër serbëve shumica e partizanëve (jugosllavë) e shihnin me pesimizëm mundësinë e marrjes së Kosovës pa luftë. d) Kosova i kishte formacionet e veta luftarake në  luftë kundër  forcave pushtuese serbo-malazeze-maqedonase për të mbrojtur tokën e identitetin e vet etnik, për të  sanksionuar e ndërtuar ardhmërinë e vet sipas Kartës së Atlantikut të vitit 1941 e vendimeve të Konferencës së Bujanit të  2 janarit 1944...
4. Këtë luftë enveriano-titiste në Kosovë, propaganda helmuese komuniste, e keqcilësoi, jo vetëm si nacional-çlirimtare, por edhe internacionaliste në ndihmë të popujve vëllezër të Jugosllavisë (!)
Ndërkohë që: a) Nuk ishte nacionale, por u kthye në një luftë civile në përmasa tragjike, për nga rastet e aktet, në të gjitha rajonet e Kosovës, si, p.sh. në zonën epike të Drenicës  martire, në fshatrat rreth Cicavicës si në Dervar, Mihaliq, Shallc, Reznik, i pushkatuan 21 shqiptarë, mes tyre dy djem 13 e 15- vjeçarë e dy pleq 80- vjeçarë, etj., etj. b) Nuk ishte çlirimtare, sepse e la Kosovën të okupuar ushtarakisht e në gjakderdhje dhe të aneksuar padrejtësisht e forcërisht Serbisë e RSFJ. c) Nuk ishte as internacionaliste, sepse luftohej në toka etnike shqiptare, në një trevë që pas luftës ishte shprehur me vendim legjislativ për bashkim me Shqipërinë, etj. d) Faktikisht nuk ishte as në ndihmë të popujve vëllezër të Jugosllavisë, sepse formacione ushtarake serbe, malazeze e maqedonase, i pushtuan përgjakshëm trevat shqiptare, si Kosovën legjendare (8 shkurt 1945-12 qershor 1999), sepse emisari besnik i Titos e bashkëpunëtori i ngushtë i Enverit, antishqiptari Vukmanovic Tempo, jo vetëm i quajti shqiptarët gjarpërinj, por u ngrit edhe kundër Marrëveshjes së Mukjes, e vrau dhe vllaun e vet për një takim me çetnikët shqiptarë...,etj. e) Kjo dërgatë luftarake e Enverit ishte nën kontrollin e plotë të Titos, në bashkëpunim efektiv me forcat shoviniste sllave, në bashkërendim operativ me OZN-an (UDB) Jugosllave dhe OZN-an në Kosovë të krijuar nga Rankovici (01.09.1944), çka e dëshmojnë vërtetësisht misionarët e huaj, emisarët jugosllavë e historianët shqiptarë.  f) Në trevat shqiptare si në Kosovë, etj. u kryen rekrutime me forcë të shqiptarëve në këto formacione, si dhe u kryen nga forcat partizane shqiptare vrasje, pushkatime, plagosje e deri djegie shtëpish të shqiptarëve, etj. Përkundrazi, shqiptarët  vendali i mirëpritën e ruajtën si vëllezër të gjakut e tokës së vet, çka e tregon dhe fakti se patën vetëm rreth 700 të vrarë nga plumbat e sllavëve okupatorë, ku, shumica e tyre, nga sëmundjet e vështirësitë e motit, ndërsa, shqiptarët e Ish-Jugosllavisë, gjatë kësaj lufte (1941-1948 e veçanërisht 1944-1945) numërojnë  rreth 50 mijë të vrarë nga sllavët, ku një pjesë e tyre edhe nga lufta  vëllavrasëse... si në Drenicë, Tragjedinë e Tivarit, etj. etj.
5.Enveri kishte dhënë prova e kishte dëshmi se nuk ishte nacionalist, por as internacionalist, por vetëm një kuisling i Titos. a) Tutorët e tij jugosllavë, emisarët e Titos, si Popovic, Mugosha, Tempo, etj. kishin relatuar se Enveri nuk kishte as vizione e as iluzione për Kosovën, as për bashkimin me Shqipërinë të trevave shqiptare në Ish-Jugosllavi, prandaj e përzgjodhën me piketim e sforco në krye të PKSH. b) Enveri dha prova besnikërie ndaj Titos edhe me sulmin ndaj Marrëveshjes së Mukjes të 1 gushtit 1943, edhe me ekzekutimet e porositura e luftën civile të nisur në Shqipëri me e ndaj të gjithë atyre nacionalistëve që ishin për bashkimin kombëtar shqiptar. c) Enveri nuk ka asnjë dokument  zyrtar, në emër të PKSH apo si Komandant i Përgjithshëm, (1941-1945) dërguar Titos apo PKJ ose Stalinit apo Kominternit, që tiu  kërkohet liria, pavarësia apo të drejta kushtetuese e demokratike për shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi e Maqedoni, sic i kishin popujt e republikat e tjera në Jugosllavinë Federale të para apo pas LDB. d) Enveri jo vetëm e imitoi formën e praktikat e qeverisjes jugosllave sipas modelit të Konferencës së AVNOJ-it, në Jajcë në Bosnje-Hercegovinë, më 29 nëntor 1943, por edhe në frymëzim e zbatim të tyre, e organizoi në maj 1944 Kongresin e Përmetit, në ditëlindjen e Titos ( 25 maj 1892). e) Enveri, më tepër se vasal i Titos, ishte kuisling i tij, sepse me dërgimin e forcave partizane në trevat shqiptare si në Kosovë, etj. kontribuoi efektivisht për ripushtimin jugosllav të Kosovës më 8 shkurt 1945 dhe nuk u largua prej andej gjersa u garantua plotësisht e tërësisht se ato kishin mbetur në e nën Jugosllavinë Federale të Marshallit Tito.
6. Nisur nga të gjitha këto e të tjera theksojmë se Tito e  keqpërdori Luftën Antifashiste Shqiptare e Enver Hoxhën për interesat e tij politike, diplomatike e shoviniste.
 Kjo duket në disa aspekte: a) Duke e ngritur figurën e vet në sytë e tryezat e Koalicionit Antifashist Botëror si lider i Lëvizjes Antifashiste në Ballkan, duke e përvetësuar, privuar e privatizuar si kontribut të vetin luftën në Shqipëri, etj. b) Nëpërmjet Enverit e emisarëve të tij në Shqipëri, u përpoq të spostonte e sfumonte ndikimin e kontributet anglo-amerikane në Shqipëri. c) Tito, nëpërmjet kanaleve (in)formale dhe me të deleguarit e Curcillit e Stalinit në Shtabin e tij, iu kishte relatuar me kohë e hap pas hapi Të Mëdhenjëve të Kohës e këshilltarët diplomatikë të tyre, lidhur me qëndrimet garantuese  e veprimet projugosllave  të Enverit e PKSH për Çështjen Shqiptare në tërësi e në veçanti në Jugosllavi, lidhur me Kosovën, etj. Prandaj, Tito, me vizionin e tij  diplomatik dhe duke mirëshfrytëzuar shërbesat e shërbimet antishqiptare të vasalit-kuisling të tij, Enver Hoxhës, ndërmori disa hapa kundër Çështjes Kombëtare Shqiptare. a) Kur Katër të Mëdhenjtë SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Bash

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›