E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Çdo shqiptar do njohë spiunin e tij

Drafti i qeverisë për pastrimin e figurave të zyrtarëve të shtetit do të ketë edhe një element të ri që është sanksionimi i të drejtës së çdo qytetari për të parë dosjen e tij. Përvoja gjermane në hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në periudhën komuniste është reflektuar menjëherë në draftin e paraqitur nga demokratët. Relatori i PD-së për ligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, Aldo Bumçi, deklaroi dje se tashmë ky draft do të ketë edhe një element të ri, që është sanksionimi i të drejtës së çdo qytetari për të parë dosjen e tij. Bumçi ripërsëriti nevojën e konsensusit të opozitës për kalimin e projektligjit për hapjen e dosjeve, projektligj ky i cili është ndër më të debatuarit politikisht, edhe pse asnjëherë nuk shkon në seancë për votim.

"E drejta për t'u njohur me dosjen e Sigurimit i takon çdo qytetari. Çdo i persekutuar në regjimin komunist ka të drejtë të njihet me dosjen e tij", - u shpreh deputeti Bumçi”, - theksoi z. Aldo Bumçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›