E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjashtë sëmundjet që shkaktojnë depresion



Jonida Tashi

Njerëzit me sëmundje kronike kanë më shumë shanse të kenë depresion. Depresionet e shkaktuara nga sëmundje kronike shumë herë e acarojnë sëmundjen, sidomos në qoftë se sëmundja sjell dhimbje, lodhje, ose ndërpret jetën shoqërore. Depresioni mund të shtojë dhimbjet. Depresioni gjithashtu mund t’i bëjë njerëzit që të shkojnë në izolim shoqëror. Përqindja për depresionin që shoqërohet me sëmundje të tjera mjekësore është tepër e lartë. Personat që kanë kaluar një infarkt zemre depresionohen 40-65 për qind. Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës (pa infarkt) depresionohen në masën 18-20 për qind. Sëmundja Parkinson (dridhja e duarve, humbja e ekuilibrit), që është më e shpeshtë tek të moshuarit shkakton 40 për qind depresion. Skleroza po ashtu shkakton 40 për qind depresion. Ndërsa nga sëmundja e kancerit dhe diabeti njerëzit depresionohen në masën 25 për qind. Mjekët amerikanë kanë zbuluar një mënyre të re për trajtimin e depresionit, që ka të bëjë me stimulimin e zonës së trurit që lidhet me këtë sëmundje. Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se rreth 10 për qind e njerëzve në botë vuajnë nga forma të ndryshme depresioni, por vetëm një e treta e tyre i nënshtrohen ndonjë një trajtimi. Në Shtetet e Bashkuara, mbi 21 milionë vetë vuajnë nga depresioni dhe për shumë prej tyre barnat nuk bëjnë efekt.
Mjekët
Tani mjekët po provojnë një teknikë e cila duket premtuese për trajtimin e disa rasteve të rënda depresioni. Depresioni është jo thjesht ndjenjë dëshpërimi, por çrregullim që karakterizohet nga përzgjatja e dëshpërimit. Psikologu Majkëll Mëki pranë klinikës së Klevelandit në shtetin Ohajo, thotë se një prej simptomave kryesore të depresionit është vështirësia për t’u përqendruar, për të menduar qartë, për të kujtuar gjërat. Është vështirësia për të përcaktuar objektivin, si dhe mungesa e këmbënguljes për të arritur atë që synon. Depresioni prek zakonisht njerëzit nën 45 vjeç, mosha më aktive e më prodhuese, megjithëse nga kjo mund të preken edhe persona të moshave të tjera. Depresioni u sjell bizneseve një humbje prej miliarda dollarësh në vit si pasojë e rënies së prodhimit. Gjithashtu kjo sëmundje sjell edhe pakësimin e të ardhurave për njerëzit që vuajnë prej saj. Diane Hire, e cila vuan nga depresioni, thotë se shpesh i duket vetja si një njeri pajetë por në lëvizje. Asgjë nuk i ngjall interes.
Mënyra
Doktor Ali Rizai, neurolog në klinikën e Klevelandit po kryen një procedurë për të stimuluar zonën e trurit që lidhet me depresionin. Ai thotë se gjuha e trurit është elektriciteti dhe duke dërguar rrymë elektrike në tru, aktualisht neurologët përpiqen të bllokojmë pjesë të ndryshme të trurit ose të aktivizojmë pjesë të tjera të tij. Në këtë rast, impulse elektrike janë aq të lehta sa pacienti nuk i ndjen fare. Kjo procedurë kryhet ndërsa pacienti është zgjuar por nën ndikimin e anestezisë. Mjekët kanë vendosur një pajisje me bateri në gjoksin e pacientes. Pajisja është e lidhur me fije nënlëkurë që zgjaten deri në trurin e pacientes dhe impulset bëjnë që ajo të mos bjerë në gjendje depresive. Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjendjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Të gjithë në një kohë janë ndjerë të depresionuar, të mërzitur, ose “blu”. Të depresionohesh është një reaksion normal tek humbja, luftat e jetës ose një vlerësim i dobët për vetveten. Por disa herë ndenja e trishtimit bëhet tepër e thellë, duke u zgjatur për sasi kohe shumë të gjatë dhe duke penguar njeriun prej një jete normale. Disa lloje të depresionit janë: depresion kryesor, depresion kronik (dysthymia), depresion dypolar, dhe depresion sezonal (SAD).
Shkaktarët
Nuk ka vetëm një shkak për shfaqjen e depresionit. Kjo është një sëmundje shumë komplekse që mund ndodhi si një rezultat i disa faktorëve. Për disa, depresioni ndodh pas humbjes së një të afërmi, një ndryshim në jetën e tyre, ose pasi kanë diagnozë të një sëmundje serioze mjekësore. Për të tjerët, depresioni thjesht ndodh, ndoshta sepse mund ta kenë tek historia e familjes së tyre. Faktorët që janë të mbështjellë tek shkaqet e depresionit, përfshijnë: Histori depresioni në familje. Besohet se depresioni kalon gjenetikisht brez pas brezi, megjithëse mënyra ekzakte si ndodh kjo është e panjohur; Hidhërim prej vdekjes ose humbjes së një të afërmi; Konflikt personal, si për shembull një grindje me një pjesëtar të familjes; Abuzim fizik, seksual, ose emocional; Ngjarje të rëndësishme që ndodhin tek jeta e të gjithëve, si për shembull, ndërrim banimi, diplomimi, ndërrim punësh, martese ose divorc, dalja në pension, etj.; Sëmundje serioze (ndjenja depresioni janë një reaksion i zakonshëm tek shumë sëmundje mjekësore; Disa ilaçe; Abuzim substancash (shumë njerëz që pinë alkool ose bëjnë drogë kanë depresion; Probleme të tjera personale (këto mund të jenë izolime shoqërore prej problemeve të tjera mendore, ose të përzihen nga familja ose një rreth shoqëror.
Trajtimi
Një diagnozë dhe trajtim i herët për depresionin mund të uli stresin dhe gjithashtu riskun e ndërlikimeve dhe vetëvrasjes. Njerëzit që trajtohen për depresionin që ndodh në të njëjtën kohë me sëmundjen e tyre kronike shumë herë përjetojnë një përmirësim në gjendjen e tyre mjekësore, një cilësi më të mirë të jetës së tyre, dhe kanë më shumë lehtësi të ndjekin planin e trajtimit të tyre. Në qoftë se simptomat e depresionit janë të lidhura me sëmundjen fizike ose si pasojë e ilaçeve, trajtimi mundet të përshtatet ose të ndryshohet. Në qoftë se depresioni është një problem i veçantë, mund të trajtohet vetëm. Më shumë se 80 për qind të njerëzve me depresion mund të trajtohen suksesshëm me ilaçe, me psiko-terapi ose me një kombinim të të dyjave. Trajtimet me ilaçe anti-depressant mund të fillojnë të punojnë brenda disa javësh. Problemi më i madh i diagnozës dhe trajtimit të depresionit është identifikimi që dikush po vuan prej saj. Fatkeqësisht, pothuajse gjysma e njerëzve që janë të depresionuar kurrë nuk marrin diagnozë ose trajtim për sëmundjen e tyre. Injorimi i depresionit është i rrezikshëm: më shumë se 10 për qind e njerëzve që vuajnë nga depresioni bëjnë vetëvrasje. Kur depresioni dëmton jetën tuaj (për shembull kur shkakton probleme me marrëdhënie, çështje pune, ose grindje familjare) dhe nuk shikoni një zgjidhje të pastër për këto probleme, atëherë duhet të kërkoni ndihmë që të parandaloni gjërat që të mos keqësohen, sidomos kur këto ndjenja zgjasin për disa kohë.
Në qoftë se ju ose dikush që njihni ka mendime ose ndjenja për vetëvrasjen, kërkoni ndihmë urgjent.

Simptomat e depresionit
Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomave, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale etj. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga depresioni mund:
Të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës
Të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension
Të përjetojnë ndjenjën e të qenurit të pavlerë dhe të padobishëm
Të kenë mungesë të vetësigurisë
Të jenë të angazhuar me mendime negative/pesimiste
Të ndjehen të ngurosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshpëruar
Të fajësojnë vetveten dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë
Kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
Të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm,
ndryshim në zakonet e fjetjes, si për shembull: vështirësia për te fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e tejzgjatur
Të kenë ndryshim në mënyrën e ngrënies: hanë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hanë mirë dhe humbin peshë
Nuk kënaqen me aktivitete
Të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale
Pinë më shumë se zakonisht cigare, alkool dhe përdorin droga të tjera
Kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)
Kanë ulje ose humbje të interesit në aktivitetet normale të përditshme
Kanë ndjenjën e të qenit të lodhur gjithmonë
Shkëputen nga të tjerët (vetizolohen), në vend që të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
Kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
Kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes

Llojet e depresionit
Depresion kryesor
Depresion Dypolar
Depresion Kronik (ose Dysthymia)
Depresion Sezonal
Depresion Psikotik
Depresion pas lindjes

Sëmundjet që shkaktojnë depresion
Infarkt zemre - 40-65 për qind depresionohen
Sëmundje zemre (pa infarkt) - 18-20 për qind depresionohen
Sëmundja e Parkinson – 40 për qind depresionohen
Sklerozë – 40 për qind depresionohen
Kancer – 25 për qind depresionohen
Diabet – 25 për qind depresionohen

24 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›