Axel Gans: Pavarësia e shtypit varet nga fuqia ekonomike
06/06/2005 Në moshën 67-vjeçare, Axel Gans, krijuesi i revistave "Geo" dhe "Capital", "braktis" presidencën e grupit mediatik "Prisma Presse", për të krijuar një grup të ri, po në bashkëpunim me kompaninë mëmë "Gruner+Jahr", pas 27 vitesh bashkëpunimi. Në një intervistë dhënë për të përditëshmen franceze "Le figaro", Gans, njeriu që revulocionarizoi shtypin e revistave, deklaron midis të tjerash se "shtypi është i 'dënuar' të gjejë shtigje të reja, për të mbijetuar". Pavarësisht se në moshën 67-vjeçare ai jo vetëm nuk ndalet, por synon një ndërmarrje të re, duke i mbetur besnik mendimit, se "pavarësia e shtypit varet nga fuqia e tij ekonomike".
Vetëm pak ditë më parë ju deklaruat largimin tuaj ngqa presidenca e "Prisma Presse", ndërkohë që kishit njoftuar për një veprim të tillë në fund të vitit…
Largimi im ishte përgatitur para shumë kohësh. Unë jam 67-vjeçar dhe e kam tejkaluar "pak" limitin e moshës, për të punuar në këtë grup mediatik, i cili është 60 vjeç. Në 2004, kisha hequr dorë nga një mori funksionesh ndërkombëtare. Mbetem anëtar i bordit drejtues të "Gruner+Jahr", deri në fund të vitit 2005, ndërsa drejtimin e "Prisma Presse" e dorëzoj përfundimisht në 1 korrik.
Kush do t'ju zëvendësojë?
Fabrice Boe, drejtori i përgjithshëm i të gjitha revistave që prej muajit janar. E kam përzgjedhur personalisht, që para dy vitesh, dhe ia kam propozuar bordit të "Gruner+Jahr". Fabrice Boe, së pari u trainua për disa muaj në gjirin e kompanisë mëmë në Gjermani, për të përvetësuar kulturën e grupit mediatik. Më pas ai mori në ngarkim krahun femëror, njërin nga drejtimet më të rëndësishme të "Prisma Presse". Ai ka një profil lideri të konsoliduar.
Tërheqja e "Gruner+Jahr" nga SHBA, ku ju ishit shtrirë që prej vitit 1978, ka lidhje me largimin tuaj?
Eshtë thjesht një koincidencë. Kjo është një tërheqje strategjike. Ne jemi të shtatët në treg. Por ishim të sigurtë për vështirësitë, në disa segmente të shtypit të revistave. Grupi nuk kishte kapur parametrat kritikë që ne pretendonim. "Gruner+Jahr" ka një ambicie të qartë për t‘u klasifikuar midis tre vendeve të para, në çfardo tregu që operon. Për të arritur këtë në Shtetet e Bashkuara u konstatua se duheshin investime shumë të larta. Preferuam t'i kalonim përpjekjet tona në tregje të tjera. Ne sapo blemë "Motor Presse", që ka një treg të shtrirë në më shumë se 12 vende.
Cilat jane projektet tuaja në kuadrin personal?
Të vazhdoj të krijoj. Pas shumë vitesh kushtuar zhvillimit të grupit të dytë mediatik të revistave në Francë dhe të lançimit ndërkombëtar të –Gruner+Jahr-, po mendoj për një punë akoma më të fuqishme krijuese, më gazetareske dhe imediate në përmbajtje. Së bashku me grupin "Gruner+Jahr", kemi vendosur të krijojmë një grup të ri, në të cilin unë do të jem partner. Kjo ndërmarrje e re synon të hedhë në tregun francez revista të reja, sigurisht plotësuese të revistave që disponon "Prisma Presse".
Dhe kur mendoni të operoni në treg?
Më lini pak kohë…
Cilat janë tregjet apo segmentet që ofrojnë ende një potencial zhvillimi?
Të gjitha tregjet janë të plotësuar, përfshi edhe vendet e lindjes. Kapaciteti juaj për të vepruar varet, para së gjithash, nga cilësia e produktit që jeni në gjendje të krijoni. Kjo është e vlefëshme për të gjithë sektorët mediatikë. Por ky fakt nuk do ta pengojë aspak as "Prisma Presse" të nxjerrë tituj të rinj në Francë, me përjashtim të revistave të lidhura me TV-të, ku investimet e deritanishme kanë qenë masive.
Kur ju hodhët në treg "TV kanalet e mëdha" dhe "Tele 2 javë", konkurrentët tuaj j‘u akuzuan për "shkatërrim vlerash"…
Por unë krijova vlera për grupin "Prisma Presse" dhe aksionerët e tij! Sinqerisht nuk e kisha menduar se revista historike "Tele-Kënaqsëi", do të vuante aq shumë. Por që të dy të përjavëshmet janë tashmë në një pikë të vdekur. Na duhet të rikuperojmë 40 milionët e eurove të investuara vetëm në 2004.
Gjithësesi jo të gjitha hedhjet tuaja në treg ishin të suksesshme, që në momentet e para. Revista "Shiko" psh…
Fillimisht, dëshiroja që këtë revistë ta ktheja në një titull familjar. Por më pas kuptova se koncepti i një reviste familjare ishte i gabuar: blerja është një veprim individual dhe egoist. Për këtë ne modifikuam formulën. Jo pa vështirësi. Në atë kohë, çdo të premte pasdite "Shiko" humbiste një milion franga. Bashkëpuntorët më këshilluan të ndaloja aventurën. Por duhet të kesh bindje të forta dhe nerva të çelikta, deri sa edhe kjo revistë e gjeti konceptin dhe rrugën e vet.
A ka një recetë Axel Ganz?
Nuk duhet të krijosh për të krijuar, por të krijosh për të triumfuar. Begatia e titullit është parësore: pavarësia e shtypit kalon nga forca e saj ekonomike. Për të bërë një hedhje të re në treg duhet të sjellësh diçka të re për lexuesin. Novacionet janë çelësi i gjithçkaje. Në vitin 1979 "Geo" ishte revista e parë e gjitha me ngjyra. Në vitin 1984, "Gruaja aktuale" shpiku një mënyrë leximi, kaq të ndryshme, që shënoi një brez të tërë shtypi. Në vitin 1991, "Capital" një tjetër gjetje…
Ju kanë karakterizuar shpesh si "njeriun e marketingut". Jeni ndjerë i prekur nga përkufizimi?
Aspak! Kam kontribuar personalisht që të përshkruhesha si një "rrobalarës", për t'u mbrojtur nga pyetjet e bezdishme gjatë periudhës së suksesve tona të para. Eshtë idiote. Ideja dhe intuita janë në origjinë të çdo krijimi. Por, në vazhdim duhet ta verifikosh, kontrollosh në rezultatin që ka te lexuesi. "Prisma presse" ka qenë një ndër të parat që ka testuar sistematikisht titujt e saj. Pas nesh, filloi ta bënte e gjithë bota…
Si e shikoni kontekstin aktual të shtypit të revistave?
Të brishtë. Situata ekonomike nuk është dhe më e mira. Por "Prisma Press" i mban fort objektivat e veta buxhetore. Shtypi duhet gjithësesi t‘i bëjë ballë sfidave të reja, të lidhura me evolucionet strukturale. Vitet e luksit të publicitetit janë pas. Edhe tregu i internetit nuk do të pushojë së rituri. Pa harruar se edhe sistemi i shpërndarjes ka edhe vështirësitë e veta. Duhet shkuar drejt konsumatorëve. Një shtyp që s'ka akses në treg, është një shypt inekzistent.
A është interneti një mjet për të rilançuar shtypin
Që gjeneratat e reja pretendojnë lidhje më të gjerë të revistave me internetin kjo është e dukshme. Para viteve 2000 të gjithë botuesit mendonin se duhet të shpërndanin përmbajtjen e gazetave on-line. Unë isha kundër kësaj ideje dhe është e vërtetë që "Prisma Presse" adoptoi teknologjitë e reja me vonesë. Hezitimi im na shpëtoi nga investimet marramendëse. Sot situata ka ndryshuar. Sfida është të tërheqim përdoruesit e rinj të internetit drejt shtypit.
Shqipëroi: Leonard Olli