HASI: NE DANIMARKE, NJE PIKE NA KENAQ
06/06/2005 Mesfushori i Kombëtares ka lëshaur alarmin për ndeshjen me Danimarkën. “Golat e pësuar në fund katastrofë”
Edhe pse e ka futur veten në një qorr sokak, Kombëtarja jonë ka mundur të fitojë me Gjeorgjinë me rezultatin 3:2, duke iu rikthyer sukseseve që i mungonin prej disa takimesh. Dhe kjo fitore ka lënë një shije të mirë të futbollistët e përfaqësueses kuqezi. Një ndër ta ka qenë edhe mesfushori i Anderlehtit në kampionatin belg, Besnik Hasi. Veterani i skuadrës sonë është rikthyer në formacionin titullar në një ndeshje zyrtare pas një kohe të gjatë mungesë si pasojë e dëmtimeve të njëpasnjëshme. “Më duhet të them se jam i kënaqur me fitoren. Edhe me lojën në pjesën më të madhe të saj. Por, përsëri për fat keq vazhdojmë të gabojmë mbrapa. Një ndeshje e cila po dukej se po shkonte për mrekulli, falë edhe tolerimeve tona u ndërlikua së tepërmi. Mendoj se nëse nuk do të kishim pësuar ata dy gola aksidentalë dhe të pafalshëm, çdo gjë do të kishte qenë perfekte”,- ka deklaruar në intervistën e tij mesfushori 33-vjeçar i përfaqësueses kuqezi, Besnik Hasi. Në prononcimin e tij, mesfushori i Anderlehtit nuk ka harruar të përmendë edhe faktin e mbrëmjes, atë të luajturit pa praninë e tifozerisë shqiptare. “E theksova më lart, se gabuam shumë, por fituam. gjithsesi më duhet të pranoj se nuk ishte e lehtë të luaje në ato kushte. Një stadium i boshatisur që të jepte përshtypjen e një ndeshje vërtet të çuditshme. Nuk e kishim provuar më parë që të luanim pa tifozët tanë.ata kanë qenë gjithnjë një mbështetje e fuqishme për skuadrën. Por, e theksoj, në një ndeshje të tillë i gëzohem shumë tri pikëshit të marrë. Ai ka mjaft vlera për renditjen dhe për mora;lin e skuadrës, pasi në Danimarkë do të shkojmë më të çliruar”,- ka nënvizuar Besnik Hasi në intervistën e tij. Duke u ndalur te ndeshja me skuadrën daneze, të mërkurën në Kopenhagen, Besnik Hasi i është rikthyer përsëri gabimeve të pashpjegueshme në mbrojtje. Madje, gjakovari i përfaqësueses shqiptare i ka rënë këmbanave të alarmit. “Pas kësaj fitore na pret një sfidë shumë e vështirë në Danimarkë. Dhe kësisoj ne nuk mund të bëjmë të njëjtat gabime që bënë në ndeshjen me Gjeorgjinë. Kemi marrë dy gola krejtësisht të evitueshëm dhe kjo falë tolerancës sonë. Të dy golat e pësuar në fund nuk janë një tregues i mirë dhe nuk premtojnë asgjë të mirë në ndeshjen me Danimarkën, e cila do të jetë shumë e vështirë”,- ka vijuar Hasi. Ndërkohë, intervistën e tij, Hasi e ka mbyllur duke deklaruar se do të ishte një sukses për Shqipërinë marrja qoftë edhe e një pike të vetme në Kopenhagen. “Në Danimarkë shkojmë disi më të lehtësuar dhe do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe të synojmë një rezultat pozitiv. Me këtë nënkuptoj një barazim. Një pikë e marrë në Danimarkë mund të konsiderohet si një sukses për skuadrën tonë”,- ka përfunduar mesfushori i përfaqësueses dhe i Anderlehtit, Besnik Hasi.