Luksemburgo: Dua të bëj epokë
06/06/2005 Trajneri i Real Madridi, Vanderlei Luksemburgo, ka theksuar se gjatë sezonit të ardhshëm do të synojë të fitojë gjithçka me klubin madrilenas dhe një tripletë titujsh do të ishte ideale. “Dua me të bëj epokë me Realin”- ka deklaruar Luksemburog. “Dua të fitojë kampionatin spanjoll, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit. Sigurisht objektivi më i madh do të ishte nëse arrijë t’i marrim të tre”- shtoi ai më pas. Ndërkohë, në lidhje me zërat për një transferim të mundshëm të brazilianit 21-vjeçar, Robinjo, nga klubi i Santosit, ai ka theksuar se “asgjë nuk është e sigurtë. Ai është një lojtar shumë i mirë, por për momentin nuk ka asgjë që të sqaruar”. Nga ana tjetër, ai ka komentuar edhe komentet mbrojtësit, Roberto Karlos, i cili pak ditë më parë tregoi bindjen e tij se bashkëpatrioti i tij do të vij në Spanjë. “Me sa duket, Roberto Karlos po lexon shumë gazeta, por ne nuk mund të flasim për gjëra konkrete. Ai (Robinjo) është një lojtar i Santosit dhe ka një kontratë deri në fund të vitit 2007” – deklaroi ai. Forma e mirë e Robinjos, ka bërë që “galaktikët” të jenë të gatshëm të paguajnë 50 milion euro, për të pasur shërbimet e tij.