E Hënë, 2 Nëntor 2026

Njeriu që tronditi tregun evropian të revistsave

06/06/2005  Alex Ganz është pa dyshim njeriu që revulocianizoi tregun e revistave jo vetëm në Francë, por edhe më gjerë, duke futur revista me koncepte të thjeshta por novatore. Në krye të "Prisma Presse", për më shumë se një çerek shekulli, Ganz u shndërrua në një nga padronët e shtypit më popullor të Heksagonit dhe duke e shndërruar grupin mediatik "Prisma Presse" në perandorinë e dytë, për nga madhësia në tregun francez, ku shifrat e bisnesit për 2004, kapën shumën e 567 milions eurove

Alex Ganz është pa dyshim njeriu që revulocianizoi tregun e revistave jo vetëm në Francë, por edhe më gjerë, duke futur revista me koncepte të thjeshta por novatore. Në krye të "Prisma Presse", për më shumë se një çerek shekulli, Ganz u shndërrua në një nga padronët e shtypit më popullor të Heksagonit. Ai shpjegon ekonominë për neofitët me revistën "Capital", thjeshtëzon jetën e përditëshme të amvisave me "Gruan aktuale", e kthen shkencën në pasion me "Kjo më intereson", apo ofron një revistë për televizionet, ku programet e tyre janë të shtrira jo në një javë si zakonisht, por në dy. Po me këto tituj, ai arriti të themelonte perandorinë e "Prisma Presse", të dytën për nga madhësia në tregun francez, ku shifrat e bisnesit për 2004, kapën shumën e 567 milions eurove. Rreth 740 mijë kopje të produkteve të "Prisma" shiten çdo ditë në Francë, ose 9 kopje për sekondë, duke kapur 19,6 % të tregut në Francë dhe me 1.864.300 abonime deri në fund të vitit 2004. Në fund të vitit 2005 Ganz, do të braktisë edhe bordin qendror drejtues të "Gruner+Jahr", filial i grupit gjerman "Bertelsmann". Secila nga formulat e përdorura në 20 revistat e krijuara prej tij, midis viteve 1979-2004, është rezultat i gjetjeve krejtësisht origjinale. Gazetar në shpirt, Axel Ganz e vendos lexuesin në zemër të vëmendjes së tij. Për ta realizuar më mirë këtë, ai futi elementë të marketingut, në procesin e vendimarrjeve të tij. Asnjë revistë nuk u hodh në treg, pa kaluar me sukses të plotë një bateri testesh me lexuesit potencialë të saj. Ai do të arrinte deri në atë pikë sa të deklaronte se te "Prisma Presse" "punojmë si rrobalarës" (te gjithë të barabartë), një formulë që do ta ndjekë për një kohë të gjatë. Më shumë se të blejë revista ekzistuese, ai preferoi të krijonte të reja. Me një talent të madh intuitiv për shtypin, ai i njeh mirë formulat fitimprurëse dhe të suksesshme, duke ditur të kapë me mjeshtëri rastet më të mira. Ganz arriti të krijonte një bord të ideve të reja, një lloj laboratori idesh. Edhe kur u zhvendos në vende të tjera, ai nuk harroi kurrë të kthehej në një pikë shitje të shtypit, për të zbuluar se çfarë reviste mungonte në tregun francez. Edhe kur konkurrentët e tij guxonin t'i preknin tregun, Ganz nxirrte armët e rënda. Një grup mediatik spanjoll nxorri "Ola" në Francë, Ganz inaguroi "Alo" e më pas "Shiko" dhe "Gala". Produkti është në zemër të strategjisë. Për Ganz, paraqitja është po aq e rëndësishme sa edhe thelbi. Maketet përpunoheshin me dhjetra herë, derisa ai të jepte të shumëpriturën dritë jeshile. Ai i varte ato në muret e zyrës së tij dhe i observonte me orë të tëra, deri në detajet më të hollësishme që mund të mendohet. Nuk ka yje te "Prisma". Gazetarët nuk shkruajnë për veten e tyre. Dhe, meqënëse rekrutimi nuk është një shkencë ekzakte, Axel Ganz kroji shkollën e tij të gazetarisë, Akademinë Prisma Presse. Në rast se ai beson te koncepti, është gati të çbllokojë çfardo buxheti. Por, përkrah revistave të suksesshme të grupit, makina të vërteta prodhimi prash, grupi pati edhe disa dështime. Gjithësesi, 27 vite pasi këmba e tij shkeli për herë të parë në zyrat e "Prisma Presse", në shëtitoren "Champs-Elysées", Axel Ganz, vazhdon sërish rrugën krijuese me ndërmarrjen e re, rezultat i bashkëpunimit, nga pozita partneriteti tashmë, me "Gruner+Jahr".

Përgatiti: Leonard Olli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›