E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuqezinjë, dje largimi

06/06/2005  Vetëm dje në orën 16.00 kuqezinjtë janë larguar në drejtim të Danimarkës, ku do të zhvillojnë ndeshjen e rradhës për eleminatoret e Botërorit, Gjermania 2006. Skuadra jonë së bashku me atë Shpresa ka udhëtuar jo me Charter, por me avionin e linjës. Të gjithë kanë qenë të pranishëm dhe duket se në përbërjen e skuadrës sonë përfaqësuese, nuk do të ketë asnjë mungesë. Vetëm ditën e shtunë të besuarit e Brigelit kaluan një provë të sukseshme me Gjeorgjinë duke fituar me rezultatin 3-2 në "Qemal Stafa". Kjo fitore natyrisht që e ka ngritur mjaft moralin e skuadrës, e cila ditën e mërkurë do të jetë përballë përfaqësueses daneze. Por, edhe pse skuadra e Danimarkës ka një nivel më të lartë, përsëri shpresohet për një rezultat pozitiv nga kuqezinjtë tanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›