E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhemi: Arsimi, situatë shqetësuese



Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu dje shqetësimin e saj përmes nënkryetarit Axhemi, lidhur me situatën ku ndodhet arsimi shqiptar e sidomos në prag të fillimit të vitit shkollor. “Shqetësim i dukshëm vazhdon të jetë për familjet shqiptare, e në mënyrë të veçantë për tërësinë e nxënësve të këtij sistemi arsimor mungesa e mjaft prej teksteve mësimore të viteve të ndryshme e të disiplinave të ndryshme. Prindërit vazhdojnë të qëndrojnë me orë të tëra në radhë, duke u mërzitur gjithashtu teksa fëmijëve të tyre i përsërisin refrenin se kur të fillojnë shkollat, do i marrin librat e tjerë”, - tha Axhemi, duke shtuar

Se shqetësim mjaft prezent evidentohet moszgjidhja e problemeve infrastrukturore në lidhje me ndryshimet e pritshme, që kanë të bëjnë me sistemin e shkollimit të detyruar 9-vjeçar. “Një problem më i dukshëm është ai që lidhet me mungesën e sallave të mësimit në shkollat aktuale 8-vjeçare. Më i shprehur është ky shqetësim, sidomos në zonat e mëdha urbane të vendit. Një situatë e tillë bën të mundur që edhe ky vit shkollor do e gjejë infrastrukturën e sistemit të mbingarkuar, mësimin me turne, duke cenuar cilësinë e mësimit e përgatitjen e brezit të ri”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›