Axhemi: Dëmtohet mjedisi i Shkodrës
"Berisha përpara se të marrë vendime për të ndërtuar vepra që bien në kundërshtim me zhvillimin e Shkodrës, të mendojë për punësimin e shkodranëve dhe rritjen e mirëqenies së tyre. Apeloj të gjithë intelektualët dhe qytetarët e Shkodrës që të mbrojnë mjedisin në Shkodër. Shkodra është mbi partitë politike, ndaj dhe kërkojmë transparencë të plotë për këtë projekt", është shprehur nënkryetari i LSI-së, Sokol Axhemi.