E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhemi: LSI vjen në pushtet, për një jetë më të mirë për shqiptarët

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sokol Axhemi, deklaroi në konventën e LSI-së, se edhe pse LSI-së i kanë vjedhur votat dhe janë munduar që ta eliminojnë si subjekt politik, ajo përsëri qëndron fort dhe është bërë forca kryesore në politikën shqiptare. Axhemi theksoi se marrja e vendimit të LSI-së, është një vendim i drejtë, siç ka qenë dhe vendimi i kësaj partie në vitin 2004, kur u themelua Lëvizja Socialiste për Integrim. Edhe sot të jeni të bindur se kemi ardhur në këtë takim për të marrë një vendim të jeni të bindur se ai do të jetë i drejtë, siç ishte i drejtë përpara pesë vitesh themelimi i LSI, do të jetë i drejtë se ishte i drejtë dhe vendimi që ne kërkuam para katër vitesh për kartat e identitetit, siç ishte e drejtë lufta jonë për të fituar pushtetin lokal, tha Axhemi. Sipas tij Partia Socialiste dhe lideri i saj Rama nuk e kanë dashur asnjëherë LSI-në, por kanë dashur vetëm votat e saj. Ndërsa në lidhje me koalicionin që LSI, do të bëjë me Partinë Demokratike, ai deklaroi se programi i LSI, është një program qeverisës, si dhe LSI ka qenë e vetmja forcë politike që ka dalë në fushatën zgjedhore me një plan të qartë dhe një program të konkret për qeverisjen e vendit. Axhemi tha se LSI nuk ka përse i jep shpjegime askujt për të vendosur për koalicionet që mund të bëjë kjo parti, sipas tij LSI është një forcë politike e cila vjen në pushtet për të çuar Shqipërinë dhe shqiptarët drejt një jete më të mirë, që të ulë papunësinë, si dhe të çojë fëmijët shqiptarë drejt një arsimimi më të mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›