E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI vendos në unanimitet të plotë koalicionin qeverisës me PD / Meta: LSI i mbijetoi operacionit mafioz të Ramës për asgjësimin e saj

Lëvizja Socialiste për Integrim institucionalizoi dje brenda strukturave të saj marrëveshjen me koalicionin e djathtë për bashkëqeverisje në 4 vitet ardhshme. Pozita e LSI u diktua nga politika e dy partive të mëdha dhe nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare 2009, duke e kthyer atë në faktorin kyç të formimit të qeverisë së ardhshme. Lëvizja Socialiste për Integrim miratoi dje gjatë mbledhjes së Konventës Kombëtare të Jashtëzakonshme të saj pjesëmarrjen në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, si fituese e zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009. Të vetmit zëra kundër këtij koalicioni qeverisës, kanë qenë Pëllumb Xhufi dhe Fatos Klosi. Xhufi është shprehur kundër kësaj marrëveshje duke e cilësuar atë të përshpejtuar. LSI duhet të sigurojë stabilitet dhe koherencë në kalimin e ligjeve që i shërbejnë integrimit të vendit dhe jo të bashkëqeverisje në nivel ministrash me Berishën, u shpreh Xhufi. Ndërsa Klosi ka qenë tepër radikal në mendimin e tij kundër koalicionit LSI-PD. Në hapje të punimeve të konventës së jashtëzakonshme të LSI, kreu i kësaj lëvizje, Ilir Meta dha edhe njëherë argumentet pse pranoi të qeveriste me Berishën. Sipas Metës, një pakt i mundshëm me PS-në do të sillte vetëm krizë. Më tej, gjatë konventës së jashtëzakonshme, LSI mandatoi kryetarin e saj, Ilir Meta të negociojë me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha për krijimin e koalicionit qeverisës. Burime zyrtare pranë LSI bënë të ditur se për marrjen e këtij vendimi u morën parasysh një sërë faktorësh dhe rrethanash në të cilën ndodhet vendi ynë pas zgjedhjeve. Sipas të njëjtave burime, ky vendim u mor  duke vlerësuar me përgjegjësi të lartë politike rezultatin e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe nevojën për të krijuar një qeverisje me bazë të gjerë që tu shërbejë gjithë shqiptarëve. LSI vlerësoi gjithashtu se bashkëqeverisja me PD, synon evitimin e krizave politike apo të zgjedhjeve të reja të parakohshme, situata këto që mund të iniciohen për shkak të kushteve ekonomike dhe politike në vend. Në këtë kontekst, LSI kërkon që një bashkëpunim i tillë me PD, të gjejë mirëkuptimin e përbashkët për tu angazhuar dhe realizuar një proces reformimi real të sistemit tonë institucional dhe zgjedhor në  konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Një tjetër synim madhor i LSI, e cila vendosi ti bashkëngjitet qeverisjes me PD, mbetet dhe përgjegjësia për realizimin e detyrimeve kombëtare për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian dhe veçanërisht realizimin e lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë në Europë. Vendimi i LSI për bashkëqeverisje më PD ka ardhur edhe si faktor për të ndikuar pozitivisht në zbutjen e polarizimit ekstrem social si rezultat i politikës konfliktuale.
 
Meta: LSI i mbijetoi operacionit mafioz të Ramës për asgjësimin e saj 
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Konventën Kombëtare të Jashtëzakonshme për të diskutuar vendimin e kryesisë së LSI për bashkëqeverisjen me Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij në konventë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke argumentuar vendimin për bashkëqeverisjen me PD, ka hedhur akuza të rënda kundër kreut socialist duke theksuar edhe njëherë se marrëveshja mes Partisë Socialiste dhe LSI do të prodhonte vetëm krizë e do të çonte vendin në zgjedhje të tjera pas 2 muajsh. Meta u shpreh se pavarësisht nga kushtet e pandershme që garoi kjo forcë politike, që nga kodi zgjedhor i hartuar për të goditur në radhë të parë LSI, që nga censura e paparë mediatike sidomos nga ajo media e kontrolluar nga Bashkia e Tiranës, e deri tek operacioni mafioz i drejtuar nga Edi Rama, për të blerë anëtarët dhe simpatizantët, LSI ia doli të mbijetojë. Ndaj, dua të falënderoj ato 83 mijë zemrat, por të falënderoj me dhjetëra e mijëra zemra të tjera që vota e të cilëve nuk figuron për shkak të këtij operacioni mafioz. Megjithatë nuk jam sot këtu për të bërë analizën e asaj që ndodhi në këto zgjedhje, pasi këtë do e bëjnë forumet dhe strukturat e LSI-së në muajt në vijim, por jam këtu që të ndaj së bashku me ju, me qetësi, me argumente, me pjekuri dhe me përgjegjësi të lartë politike, vendimin që ne duhet të marrim për të ecur përpara, theksoi lideri i LSI. Meta i ftoi të pranishmit të shprehnin mendimin e tyre për të argumentuar se cila ishte rruga që duhej të ndiqte LSI për të dalë përpara sfidave dhe interesave të vendit, dhe cila është rruga që i shërben dhe programit të LSI, dhe rolin që duhet të ketë kjo forcë për të ardhmen e Shqipërisë. Gjithashtu Meta deklaroi se çdo marrëveshje PS-LSI do të sillte vetëm krizë, mungesë qeverisje dhe stabiliteti. Ne e dimë se çfarë përpjekjesh kemi bërë që të rivendosej bashkëpunimi i ndërprerë nga Edi Rama, pasi fitoi mandatin e tretë të Bashkisë, në mënyrë që të mos humbte asnjë votë nga forcat e majta progresiste. Të cilat janë refuzuar në mënyrë jo serioze, arrogante nga Edi Rama. Pse kishte frikë Rama që ne te kishim atë që na takonte, anëtarin e Komisionit në qendrat e Votimit, apo numëruesin e qendrave të votimit. Përse ai  luftoi bashkë me ne për ta pasur këtë anëtar, përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2007? Sepse i duhej për të marrë Bashkinë e Tiranës, dhe i duhej mbështetja e LSI. Pse bëri marrëveshje me Sali Berishën, duke na lënë dhe ne me ditë të tëra në grevë urie, vetëm e vetëm që ne mos të kishim syrin tonë në kutitë e votimit, tha Meta. Lideri i LSI e komentoi refuzimin e Ramës për bashkëpunim sepse LSI kishte vetëm një kusht, të kishte komisioner.  Dhe deri në fund të procesit zgjedhor u vu në jetë një plan makabër deri në zhdukjen e kësaj force politike. Edhe një javë para zgjedhjeve, unë përsëri e mora iniciativën duke u ngritur edhe mbi problemet që kam pasur në të kaluarën, dhe me ish-kryetarin e PS, Nano, dhe ju drejtova në radhë të parë Edi Ramës sepse e parandjeva atë që mund të ndodhte, pavarësisht se ajo që ndodhi ishte e një shkalle relativisht të lartë. Jo vetëm që u refuzua, por u nxor dhe një spot tepër i shëmtuar, i një aktivisti të PS, që ishte zhgënjyer që kishte votuar LSI në 2005. Dhe jo vetëm kaq, por e gjithë fushata e ditëve të fundit u përqendrua në një agresion korruptiv të anëtarëve të LSI përmes data-base të LSI në qendër, u shpreh Meta. Megjithatë Meta shtoi se pavarësisht nga të gjitha këto, rezultati elektoral është i tillë, dhe pavarësisht dëshirës së madhe për një qeverisje PS-LSI, në ditën që flasim është krejtësisht e pa mundur. Cfarë duhet të bëjmë?  Të bashkohemi ne me atë, kur të gjithë aleatët e tij parazgjedhor e akuzojnë atë për vjedhjen e votave. Çfarë morali ka këtu? Ne do të ecim përpara sipas mendimit tim, sepse nuk jemi krijuar ne për të qenë bisht i PS, dhe aq më tepër e lidershipit të saj. Ne jemi krijuar për të përfaqësuar aspiratat e gjithë socialistëve dhe progresistëve shqiptarë që duan një Shqipëri demokratike, vijoi Meta. Ai gjithashtu bëri një analizë situatës në vend duke theksuar se Shqipëria vazhdon të jetë në krizë, dhe këtë e tregon dhe vetë procesi zgjedhor, duke shtuar se LSI duhet ti japë një mesazh modelimi politikës shqiptare, një mesazh bashkimi dhe jo debateve të kota të përçarjeve në të shkuarën. Një mesazh që kjo forcë politike është në funksion të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pse qenka e moralshme kur bënë bashkëpunim PS me PD, në kurriz të Kushtetutës, në kurriz të demokracisë dhe në kurriz të LSI. Dhe pse nuk qenka dhe mund të jetë e moralshme, kur bëjmë një marrëveshje të hapur dhe transparente me PD-në për të stabilizuar vendin dhe për të realizuar kërkesën e integrimit tonë në Bashkimin Evropian, përfundoi Meta.

************************************************************************
Prifti: Ruçi shpenzoi 5 milionë euro për blerjen e votave të LSI, në Fier
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka hedhur akuza të rënda ndaj Partisë Socialiste jo vetëm për blerjen e votës, por edhe për blerjen e deputetëve të LSI. Qarku i Fierit, i cili është një ndër qarqet me numër deputetësh më të shumtë pas Tiranës, disa kuti kanë mbetur peng i numërimit të votave dhe është bërë pjesë e diskutimeve të shumta këto ditë për këtë shkak. Madje, ai u lakua edhe për incid

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›