E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhixho: Vendimi i LSI, demokratik dhe evropian

Kryetarja e Lëvizjes rinore për Integrim, Erisa Xhixho, u shpreh se duhet bërë një analizë për situatën politike në të cilën ndodhet LSI, ku sipas saj verdikti i dhënë nga populli shqiptar, është për një Shqipëri evropiane. Xhixho theksoi se marrëveshja midis LSI dhe PD është një marrëveshje politike në të mirë të vendit dhe jo  një marrëveshje pazaresh siç deklarohet nga persona të cilët janë në opozitë. Politika tentoi të monopolizojë politikën shqiptare me ndryshimet kushtetuese të 21 prillit dhe hartimin e kodit të ri që do të donte një sistem dypartiak, por nën trysninë e këtij kodi nuk çekuilibroi skenën politike, rikonfirmoi LSI dhe e thirri në skenën politike duke i dhënë asaj rolin dhe peshën historike që të ndryshojë formulat e vjetra politike, tha Xhixho. Sipas saj, LSI ka kërkuar që të bëjë një koalicion parazgjedhor me Partinë Socialiste, por qëndrimi i liderit të PS ka qenë shumë i egër dhe asgjësues, sepse ai ka deklaruar se do të qeverisë i vetëm.  Xhixho theksoi se humbja e të majtës erdhi vetëm si pasojë e qëndrimit të Ramës, ku sipas saj LSI nuk mund të luajë me formulat apo me vota të trafikuara. Këto formula janë vetëm për vende me kriza të thellë, që nuk mund të jetë rasti i Shqipërisë që synon të aderojë në BE. Kjo krijon premisa për kriza të thellë, nuk duhet të kompensohemi me ca thënie që na kujtojnë luftën e klasave, duhet të afirmohemi me inteligjencë dhe vizion tjetër, që u krijua LSI një forcë që në analizën e saj vë interesat kombëtare, ka kurajën të qeverisë me forcën e djathtë, theksoi Xhixho. Ajo theksoi se vendimi që ka marrë LSI, është një veprim demokratik dhe evropian, dhe se ka ardhur momenti që kjo forcë politike të bëjë real programin e saj qeverisës. Ne si lëvizje rinore do të kërkojmë angazhimin e saj për realizmin e programit rinor, për maturë shtetërore, angazhimin e mijërave të rinjve. Duhet të jemi të përgjegjshëm që pjesëmarrja të mos jetë mekanik por me interesat e elektoratit të majtë, si një detyrim për ti shërbyer popullit të majtë dhe popullit shqiptar në përgjithësi, tha Xhixho. Ndërsa theksoi se LSI është në gjendje që të bëjë zgjidhje të rëndësishme duke e ruajtur identitetin e majtë. Xhixho në emër të rinisë së LSI, dha mbështetjen që kryetari i LSI Meta të fillojë negociata për qeverisjen e vendit me Partinë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›