Axhenda e Asamblesë Kombëtare të PS-së
Ditën e shtunë, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, duke përcaktuar edhe axhendën e saj. Pikë e veprimtarisë do të jetë përcaktimi i qëndrimit politik të selisë rozë në tre muajt e ardhshëm, duke u fokusuar te transparenca e zgjedhjeve. Një tjetër pikë do jetë miratimi i projektvendimit për organizimin e zgjedhjeve në organizatat socialiste brenda dhe jashtë vendit. Pika më kryesore mbetet ajo e projekt-vendimit për ngritjen e dy grupeve pune, një për ndryshimet në statusin e PS-së dhe një tjetër për ndryshimet në program. Grupi i parë do të drejtohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, ndërsa grupi i dytë nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.