E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haldeda, zv/ministri i ri i Financave

Ministria e Financave bëhet me dy zv/ministra. Kryeministri Berisha ka miratuar në mbledhjen e djeshme edhe zv/ministrin e dytë të një prej ministrive më të rëndësishme të kabinetit, atë të Financave, Nezir Haldeda. Ministria e drejtuar nga Ridvan Bode do të përbëhet edhe nga dy zv/ministra. Alfred Rushaj dhe Nezir Haldeda janë dy zëvendësit e ministrit të Financave. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi të emërojë në detyrën e zëvendësministrit, zotin Nezir Haldeda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›