Rreth 1000 familje nuk aplikuan dot as për karta
Një tjetër çështje e trajtuar nga raporti është fenomeni i gjakmarrjes, ku nënvizohet se është vënë re një ulje e fenomenit për shkak të ndjekjes ligjore të rasteve, por edhe përpjekjes së shoqërisë civile për pajtim. Mbi 1000 familje, thotë raporti, nuk ishin në gjendje të shkonin në zgjedhje dhe nuk linin dot shtëpisë për të aplikuar as për kartën e identitetit. Raporti thotë se është vënë re pak progres sa i takon planit kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe një pjesë e legjislacionit ende mungon. Hyrja në fuqi e MSA-së në prill nuk u shoqërua me forcimin e kapaciteteve administrative për monitorimin e këtij procesi. Kapaciteti ndërministror për koordinimin vlerësohet ende i dobët. Komisioni sugjeron për forcimin e kapaciteteve administrative sa i takon zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.