E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Slloveni, firmosen disa marrëveshje ekonomike

Kreu i shtetit, Bamir Topi, dhe Presidenti slloven, Danilo Tyrk,

morën pjesë në Forumin e Përbashkët të Biznesit Shqiptaro-Slloven. Në këtë forum, krerët e dy shteteve kërkuan rritjen e marrëdhënieve ekonomike-tregtare mes Shqipërisë dhe Sllovenisë. Në prani të dy presidentëve, u nënshkrua edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik dhe Afarist mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Dhomës Ekonomike të Sllovenisë.

Presidenti Topi u shpreh se politika dhe biznesi ka ndërmjet tyre besueshmëri reciproke dhe kredibilitetin e marrëdhënieve.

"Ne jemi të lumtur, sepse ndryshe nga eksperienca e vendeve të Europës, kemi një të kaluar, të cilën dëshirojmë ta lëmë pas. Në një farë mënyre jemi fatkëqij që kemi kaluar një periudhë të vështirë izolimi, por jemi fatlumtur që brenda një periudhe të shkurtër kemi bërë kapërcime të mëdha, dhe më e rëndësishmja është që ky kapërcim vërtet është bërë mbi bazën e reformave politike dhe vullnetin politik, por ka pasur si suport të rëndësishëm biznesin, që ndryshe nga bizneset e vendeve të tjera, është ngritur në mënyrë shumë titanike", u shpreh Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›