E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Grossruck, mik i Berishës

Partia Socialiste reagoi dje për deklaratat e një prej anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të OSBE-së, Grossruck, duke vlerësuar se ai ka shprehur mendimet e tij personale për zgjedhjet e 28 qershorit dhe ato nuk janë një qëndrim zyrtar i këtij institucioni. Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në selinë rozë, Arta Dade, vërejti se Grossruck njihet prej vitesh, edhe kur Sali Berisha ka qenë në ditët e tij më të këqija, siç ishin zgjedhjet e vitit 1996. Ai shkeli të gjitha standardet, edhe të organizatës që përfaqëson, por edhe standardet për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme edhe të vendit të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›